Putin luan piano në rezidencën e Presidentit të Kinës

3
Putin luan piano në rezidencën e Presidentit të Kinës
Putin luan piano në rezidencën e Presidentit të Kinës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk e humbi kohën kot përpara takimit me homologun e tij kinez në një forum  të lartë në Pekin.

I njohur për interesin e tij ndaj muzikës, Putin ka luajtur në piano himnin jo zyrtar të Shën Petërburgut.

Kur Putin arriti në rezidencën zyrtare të Presidentit kinez Xi Jinping, ai u magjeps nga një piano e madhe e zezë dhe u ul menjëherë duke luajtur me këtë instrument.

Reklama

Ai luajti në piano “Moskovskie Okna” i cili konsiderohet si himni jo zyrtar i kryeqytetit rus.

Lexo edhe:

Protesta kundër Putinit, të paktën 130 të arrestuar në Rusi

Protesta kundër Putinit, të paktën 130 të arrestuar në Rusi
Protesta kundër Putinit, të paktën 130 të arrestuar në Rusi

Policia ruse arrestoi sot të paktën 130 mbështetës të opozitarit të Kremlinit, Alexei Navalny, të cilët merrnin pjesë në një manifestim antikorrupsion, konfirmoi organizata OVD-Info, e specializuar në monitorimin e manifestimeve.

Gjithashtu në këtë manifestim u arrestua dhe opozitari Alexei Navalny.

“Opozitari rus, Alexei Navalny u arrestua nga policia gjatë manifestimit kundër korrupsionit që mblodhi sot disa mijëra persona në qendër të Moskës”, theksoi zëdhënësja e tij Kira Iarmych në rrjetin social Twitter.

Reklama

“Arrestimet vazhdojnë”, shtoi OJQ-ja.

Sipas një gazetari në vendngjarje arrestime të shumta ishin bërë dhe policia ka përdorur dhe gazlotsjellës për të shpërndarë turmën.

Manifestimi, ku u mblodhën mijëra rusë në mbarë vendin, u zhvilluan sot me thirrje të Alexei Navalny, një personalitet i opozitës, për të denoncuar korrupsionin pavarësisht ndalimit në shumicën e rasteve nga autoritetet lokale.

PËRGJIGJU