Rama befason në mbledhjen e grupit të PS: Nuk do pimë vetëm gjak, por edhe do japim. Do ia marrim çdo ministri

Rama befason në mbledhjen e grupit të PS: Nuk do pimë vetëm gjak, por edhe do japim. Do ia marrim çdo ministri

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga deputetët që të dhurojnë gjak për fëmijët në nevojë. Gjatë fjalimit në mbledhjen e grupit, ai tha se nisma të tilla sensibilizuese ndikojnë tek dhurimi, pasi situata është e vështirë siç tha ai.

“Ju drejtohem si prind dhe ju mund të më kuptoni shumë mirë për të organizuar seancë dhurimi gjaku. Në cdo vit kemi bërë dhurimin e gjakut, e para bën mirë për trupin, por përpos kësaj është realisht një situatë e vështirë për fëmijët që kërkojnë gjak. Kështu që i kam kërkuar kryetarit të grupit të bëjë një seancë të dhurimit të gjakut nga grupit, pasi balancon atë idenë që ne ‘pimë gjak’ prandaj duhet të japim gjak. Duke parë sa gjak mungon në fund do ia marrim cdo ministri për të plotësuar detyrimet e PS për institutin e dhurimit të gjakut”- tha Rama.

PËRGJIGJU