Rama dhe Basha ndërruan sallën në kryesinë e Kuvendit, kishin informacion se po përgjoheshin nga SHISH dhe biseda do kalonte live te Berisha e Meta

1
Rama dhe Basha ndërruan sallën në kryesinë e Kuvendit, kishin informacion se po përgjoheshin nga SHISH dhe biseda do kalonte live te Berisha e Meta
Rama dhe Basha ndërruan sallën në kryesinë e Kuvendit, kishin informacion se po përgjoheshin nga SHISH dhe biseda do kalonte live te Berisha e Meta

Një ngjarje vërtetë e pazakonte ka ndodhur gjatë negociatave të stërzgjatura deri pas mesnate mes kreut të qeverisë dhe të PS Edi Rama dhe kreut të PD Lulzim Basha. Takimin e kanë filluar në sallën “Pjetër Arbnori” aty ku mblidhet salla e Byrosë dhe që ka shërbyer gjithnjë si ambient për punimet e komisioneve të posaçme parlamentare. Pasi kanë qëndruar mbi një orë në këtë sallë, dy liderët e partive më të mëdha në vend, Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë lëvizur nga salla “Pjetër Arbnori” ku u mbajt tryeza e partive parlamentare, për të vijuar negociatat në një tjetër ambient ngjitur me të, respektivisht në sallën ku zhvilloheshin dikur mbledhjet e grupeve parlamentare. E cila është një sallë mjaft e madhe dhe që ka shërbyer për mbledhjet e grupeve të mëdha parlamentare të PS dhe të PD kur kanë qënë në qeverisje. Me kapacitet tepër të lartë, dhe hapësirë të jashtëzakonshme. Largimi i Ramës dhe Bashës nga salla “Pjetër Arbnori” dhe ajo e madhe për një takim prej dy personash, në një sallë akoma më të madhe, më e madhja në kryesinë e Kuvendit dhe sa katërfishi i sallës së Byrosë ka aktivizuar fort dhe teoritë konspirative.

Një nga hamendjet që ka ardhur në moment ka qënë fakti se lëvizja është bërë për shkak të tre kamerave që ndodheshin në sallën e mëparshme ku biseda mund edhe të ishte e aksesueshme për palë të treta dhe intimitetin që ofron salla e dytë ku thuhet se ka një distancë të largët dhe nuk ka kamera. Por dhe kjo bie pasi dhe salla ku përfunduan negociatat ndonëse e madhe është nën kamera të forta sigurie, në numër akoma më të madh dhe me një mbulim perfekt të çdo cepi të saj. Por burimet saktësojnë se Rama dhe Basha kanë dashur të zhvillojnë një takim kokë më kokë pa pasur nëpër këmbë Sali Berishën dhe Ilir Metën. Të cilët jo vetëm janë xhelozuar, por janë tërbuar kur është marrë vendimi për të bërë këtë takim kokë më kokë, ndërkohë që Rama dher Basha madje kanë fikur dhe celularët. Ndërsa kafet janë kërkuar përmes shoqëruesve me anën e thirrjes së drejtpërdrejtë te dera.

Burimet pranë liderëve të dy kampeve politike saktësojnë, se Rama dhe Basha kanë dashur të arrijnë një marrëveshje, madje të detajuar vetëm për vetëm si dy liderë të moderuar. Duke pasur si precedent rastin e zgjedhjes së presidentit në vitin 2002, kur emri i kandidatit për president, Artur Kuko që refuzoi më pas, doli në publik përpara se ai vetë ta merrte vesh, pavarësisht se takimi i liderëve ka qënë tet a tet, dhe ku u akuzua shërbimi sekret që kishte instaluar në Kuvend përgjues, bëri që në takimin e mbrëmshëm të evitohej vijimi i bisedës dhe diskutimit në sallën e deklaruar më parë. Pasi mund të ishte vënë nën përgjimin e SHISH. Pasi dhe 15 vite më parë, u akuzuan SHIK-u i drejtuar nga Fatos Klosi që kishte konflikt me Nanon dhe miqësi me Ilir Metën. Ky i fundit nuk dëshironte asnjë kandidat të propozuar nga Nano për President, dhe akuzat vërshuan dhe në drejtim të tij për përfitimin nga përgjimi i SHISH dhe presionin që ushtroi ndaj liderëve politikë të kohës.

Reklama

Ndërkohë që dhe mbrëmë pikërisht për shkak të informacioneve se mund të ishin vënë nën survejim nga shërbimi sekret i Visho Ajazi Likës, informacione që shkojnë të freskëta tek Berisha dhe për pasojë dhe tek Meta, ka bërë që të lëvizin nga salla e vogël për të zënë vend në një sallë më të madhe. Jo se Basha nuk ka pasur mbështetjen e Berishës në këtë marrëveshje, por ish-kryeministri e ka mani për të qënë në çdo çast brenda informacionit të marrë në rrugë të tjera të varura prej tij, sidomos nga shërbimi sekret. Ndërkohë që Meta duke u ndjerë tërësisht i mënjanuar dhe pa rol, ka kërkuar të jetë i informuar live për atë që ndodh mes aleatit-rival të tij Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. Gjithsesi, mbetet për t’u parë arësyeja e vërtetë e bisedimeve Rama-Basha në dy ambiente të ndryshme të kryesisë së Kuvendit./Pamfleti.com

PËRGJIGJU