Rama i bën ftesën e dytë Bashës: Mos prit të ta lexojnë të huajt Kushtetutën e vendit, por eja të flasim shqip për Shqipërinë!

Rama i bën ftesën e dytë Bashës: Mos prit të ta lexojnë të huajt Kushtetutën e vendit po eja të flasim shqip për Shqipërinë!

Me anë të një statusi në facebook, kryeministri, Edi Rama i ka bërë një ftesë të dytë, kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas asaj të orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, për të bërë një pakt të ri. Deklarata e tij erdhi në kulmin e debatit politik për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, si edhe pas deklaratave të SHBA e BE.

LB mos prit të ta lexojnë të huajt Kushtetutën e vendit po eja të flasim shqip për Shqipërinë, siç e kemi për detyrë nga ata që na zgjodhën🇦🇱”, shkruan Rama./ Pamfleti.com