Rama u përgjigjet akuzave të opozitës me batuta drejtuar bankierëve; të gjithë jeni në “duart e krimit”, ju me kufje dhe ju pa kufje

Rama u përgjigjet akuzave të opozitës me batuta drejtuar bankierëve; të gjithë jeni në “duart e krimit”, ju me kufje dhe ju pa kufje

Në përgjigjen e kryeministrit Rama, lidhur me akuzat e opozitës për buxhetin e vitit të ardhshëm, i cili sipas opozitës shërben për pastrimin e parave të krimit, nuk kanë munguar as batutat.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha me batutë se çdokush i pranishëm në Konferencën e Bankës së Shqipërisë janë të lidhur me krimin, edhe “ata që mbanin kufje dhe atë që nuk kanë kufje, madje ata me kufje janë më të dyshuarit”.

Ekonomia informale e ka të pamundur të infiltrojë në sistemin bankar. Dje kam dëgjuar diçka që, imagjinata që nuk më mungon s’ma kishte thënë kurrë se mund ta dëgjoja në të gjallë, si një projekt i cili është një dokument që dëshon se buxheti, përmes sistemit bankar, projekti 1 mld për ndërtim, është tashmë në duart e krimit. Tani, ju të gjithë këtu jeni në duart e krimit dhe jo vetëm ju që jeni pa kufje, por edhe ata me kufje, madje ata që kanë kufje janë më të dyshuarit”, tha Rama./ Pamfleti.com