Raporti/ Ja deputeti i LSI-së që ka marrë para nga Kastriot Ismailaj

Një pjesë e parave që CEZ i ka kaluar në mënyrë abuzive kompanisë fantazmë të Kastriot Ismailaj i kanë kaluar një deputeti aktual të LSI-së dhe disa kompanive të përafërta me këtë parti. Kështu mësohet se nga shuma 650 milion lekë të reja që Kastriot Ismailaj ka përfituar nga CEZ shpërndarja, kompania ku ishte bashkëpronar Agron Çela tashmë deputet i LSI-së në Shkodër, ka përfituar rreth 165 milion lekë. Pasi kompania DIA kishte bërë blerjen e disa motorëve në kompanin e Çelës, që në kohën e pagesave nuk ishte deputet. Ky fakt është denoncuar për herë të parë nga ish nënkryetari i LSI-së Dritan Prifti dhe më pas është vërtetuar edhe nga ekspertët e prokurorisë.
Një tjetër shumë e dyshimtë është ajo prej rreth 300 milion lekësh që kompania DIA ka paguar në llogari të kompanisë nga Durrësi me emrin “Nereida” në formë detyrimesh për punët që kompania durrsake kishte kryer, edhe kjo e paralajmëruar më parë nga gazetari investigativ Artan Hoxha.
Kur kjo aferë shpërtheu nga agjensia investigative BIRN, u akuzua drejtpërdrejt Ilir Meta si “një ish kryeministër i akuzuar për korrupsion” që kishte përfituar ryshfet nga paratë abuzive të Kastriot Ismailajt. BIRN i referohej mbrojtjes që kishin bërë avokatët e qeverisë shqiptare në procesin e arbitrazhit në Vienë. Mirëpo kur BIRN publikoi investigimin e saj ende nuk dihej se ku ishin shpërndarë, paratë e përfituara abuzivisht nga Kastriot Ismailaj. Tani ekspertët e prokurorisë kanë bërë publik një raport të detajuar për këtë qëllim.
Sipas ekspertëve, në zbatim të dy kontratave mes DIA-së dhe CEZ-it, kjo e fundit brenda pak muajve i ka kaluar në llogarin bankare Ismailajt rreth 650 mln lekë të reja.
Po ku kanë shkuar këto para, që prokuroria nuk i ka gjetur në llogaritë bankare të cilat janë të bllokuara!?
Në raport, ekspertët thonë se rreth 110 milion lekë të reja Ismailaj i ka tërhequr në CASH nga bankat e ndryshme dhe një pjesë nga kjo shumë është përdorur për udhëtime dhe pushime në resorte të ndryshme.
Rreth 750 mijë euro nga parat e CEZ-it, eskeprtët thonë se Ismailaj në fillim të vitit 2013 ka paguar studion ligjore gjermane që përfaqëson atë në Arbitrazh. E për të vënë në lëvizje këtë të fundit, Ismailaj ka paguar rreth 300 mijë euro si pagesë për nisjen e procedurave të procesit gjyqësor në Gjykatën e Arbitrazhit.
Më pas, një shumë prej 65 milion lekësh, ekspertët thonë se nga DIA e kanë përfituar kompania e vëllezërve Petrit e Vilson Ahmeti, ky i fundit ish-kryeministër i Shqipërisë në vitin 1991-‘92. Këto pagesa, janë arsyetuara si detyrime që kopmpania DIA i kishte kompanisë së vëllëzërve Ahmetaj, të cilët kishin pregaditur material e projekte për kompanin DIA.
Ndërkohë një kompani e vogël në kryeqytet, sipas ekspertëve ka përfituar një shumë prej 60 milion lekësh, shumë për të cilën nuk ka ndodnjë arsyetim apo argumentim nga kompnia DIA.
Ekspertët thonë se Ismailaj, pavarsishtë prishjes së kontratës me kompanin CEZ-shpërndarja ka vazhduar të paguaj detyrimet tatimore dhe taksat ndaj shtetit deri në dhjetor të 2012.
Gjithashtu, ekspertët kanë konstatuar se nga 2010 deri në 2012 Ismailaj ka paguar detyrime në shtet për rreth 120 punëtor, që realisht në asnjë rast nuk i ka pasur deri në këtë shifër. Këto pagesa, sipas ekspertëve, Ismailaj i ka bërë për të rritur faturat e pagesave dhe harxhimeve në Arbitrazh, ku ka dorëzuar padinë në fund të muajt janar të 2013 kundër CEZ- shpërndarjes./Lapsi.al/