Replikat/ E dëgjove Robert Ndrenikën Edo? Po Bujar Asqeriun? Rama u përgjigjet artistëve për Teatrin: Nuk e di çfarë plasje kanë!

E degjove Robert Ndreniken Edo? Po Bujar Asqeriun? Rama u përgjigjet artistëve për Teatrin: Nuk e di çfarë plasje kanë!

Vendimi për ndryshimin e godinës së Teatrit Kombëtar, ka ngjallur debat të fortë, jo vetëm tek artistët por edhe vetë qytetarët. Edhe ata i janë bashkuar aktorëve në këtë përplasje, shpesh duke komentuar në statuset e kryeministrit Edi Rama.

Ka qenë një komentues që e ka pyetur Ramën në faqen e tij në Facebook, nëse i ka dëgjuar Ndreniken dhe Bujar Asqeriun që flasin nga plasja e shpirtit. Rama ka thyer heshtjen, duke thënë se nuk i ka dëgjuar aktorët, por që sipas tij, debati është pa asnjë vlerë e asnjë kuptim.

Sipas kryeministrit, asnjë nuk jep dot leksione dhe se në këto katër vite do bëhet shumë punë, përfshi dhe Teatrin e Ri Kombëtar, duan apo s’duan artistët.

Qytetari: “E degjove Robert Ndreniken Edo? Po Bujar Asqeriun? Folen nga plasja shpirtit…keshtu jemi pothuaj te gjithe,edhe pse te japim voten qe te mos fitoje me ai Qoftelargu!”

Rama: Jo Andi nuk i kam degjuar dhe nuk e di cfare plasje kane, po di qe debati per te mbrojtur godinen e rrenuar teatrit, eshte nje debat i stervjeter, i sterlodhur dhe pa asnje vlere e asnje kuptim sot! Sa ka bere qeveria ime per teatrot, muzete, stadiumet ne vetem 4 vjet nuk i kane bere te gjitha qeverite bashke ne 25 vjet! Nuk mjaftojne? Aspak. Por ama leksione te asnje lloji s’na jep dot askush dhe ne keto kater vjet do bejme ende me shume, perfshire edhe Teatrin e Ri Kombetar, duan s’duan ata qe s’dine cfare duan!


Loading...

Loading...
Loading...