Rikthehet Parlamenti në 15 janar, në rend dite kalendari i raportimit vjetor të institucioneve

Rikthehet Parlamenti në 15 janar, në rend dite kalendari i raportimit vjetor të institucioneve

Seanca e parë plenare e këtij viti, që çel edhe sesionin e ri parlamentar do të mbahet pasditen e 15 janarit. Referuar rendit të ditës së publikuar nga Kuvendi, në këtë seancë veç çeljes së sesionit të ri do të miratohet programi i punës së Kuvendit për periudhën 15 janar – 23 shkurt dhe kalendari trejavor i punimeve për periudhën 15 janar –2 shkurt 2018.

Po ashtu, në këtë seancë është parashikuar të paraqitet kalendari i raporteve vjetore të organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për veprimtarinë e vitit 2017.

Denonco
Loading...