Romeo Kara: Ilir Meta i ka blerë të gjitha mediat

Romeo Kara: Ilir Meta i ka blerë të gjitha mediat

Shkruan: Romeo Kara

Turp per mediat, qe ne unison, nuk botuan intervisten, te cilen gazetari me integritet Fatos Mahmutaj ia mori, gruas se Kastriot Ismailit.

Megjithese ne ate interviste, qe une e kam lexuar dhe e vleresoj me shume se kushdo, se aty ka edhe te paverteta, media duhej t’i percillte shqiptareve, nje pjese te bemave te Metes me bllok, qe mendon e punon, nga mengjesi ne darke, se si te vjedhe, rrjepe e shkaterroje, kete popull, duke pasuruar deri ne cmenduri veten, rracen e tij dhe zagaret pas tij.

Intervista iu dergua disa mediave, por asnjera prej tyre, nuk e botoi.

Kjo eshte shume e rrezikshme.

Ilir Meta arrin te bleje te gjithe median, direkt apo indirekt.

Kush jane keta pseudogazetare, qe e vendosin ata se cfare informacioni duhet te marre populli?

Kush jane keta qe pasurohen duke heshtur para bemave te nje monstre si Meta?

Kush jane keta qe na ofendojne inteligjencen me indiferencen e tyre keqedashese?

Le ti referohemi rrjeteve sociale, te cilat jane arma me e forte e te vertetes.
Nuk na duhen gazetare miliardere si Frangaj, Musabelliu, Balliu, Fevziu e dreqi me gjithe te birin.
Ata jane pjesa me e ndyre e sistemit Berisha, Basha, Meta e compani.

Pasurite e gazetareve dhe pazaret ne kurriz te se vertetes, shume shpejt do marrin pergjigjen qe meritojne.

Gazetare qe percjellin te verteten vetem sipas interesit te tyre nuk i duhen kurrkuj.

Une kam degjuar dhe jam i bindur se shume here gazetaret kane bere presion per interesa personale kur kane mesuar te verteten.

Gazetaret do te mbajne ne ndergjegjen e tyre, molepsjen dhe percarjen e shoqerise shqiptare me politikat e tyre antishqiptare redaksionale.

Kete radhe perjashtim beri vetem Gjergj Zefi.
Tregoi integritet, pjekuri, pergjegjesi para vendit dhe burreri, kur pa e diskutuar fare e percolli lajmin pikerisht ne momentin e duhur.

Mendoni se sa te pavlere do te prezantoheshim si popull, nese diten e inagurimit te presidentit me te felliqur te botes, ne te rrinim indiferente e te pagoje.

Eshte i felliqur Meta e media, por jo ne.

Gjergj Zefi beri te mundur qe felliqesia te mos na mbulonte te gjitheve.

Intervista do te jepet e plote dhe une do te jap komentet e mija.

Faleminderimet shkojne per gazetarin besimtar, Fatos Mahmutaj dhe Gjergj Zefin i cili me Pamfletin e tij, eshte bere zedhenesi kryesor i se vertetes.

Pa te Vertete nuk ka Drejtesi, nuk ka Liri, nuk ka Zgjidhje, nuk ka Dinjitet.