Rovena Gashi, prokurorja që mbante çelësin e Adriatik Llallës, grabit pronën e qytetarit në Durrës përmes kompanisë së motrës së saj

Rovena Gashi, numri dy i Prokurisë së Përgjithshme që mbante çelësin e Llallës, grabit pronën e qytetarit në Durrës përmes kompanisë së motrës së saj

Kudo që të shkosh dhe kudo që të gërmosh sadopak do dalë emri i Drejtores së Marrëdhënieve me jashtë të Prokurorisë s Përgjithshme dhe realisht numrit dy të oprganit të akuzës, Rovena Gashit. E cila duke pasur çelësin e Adriatik Llallës për Prokurorinë e Përgjithshme ka abuzuar jo vetëm me emërimet në organin e akuzës por dhe me vjedhjen e pasurisë së qytetarëve shqiptarë. Diku duke vënë gjoba për zbutjen e hetimeve dhe për pasojë të dënimit, diku me presione duke i rrëmbyer pronën qyterarëve. E ardhur nga Rrashbulli i Durrësit, Rovena Gashi “dëmin” më të madh e ka bërë në Durrës, qarku i dytë në vend pas Tiranës dhe me resurse të mëdha turistike në vend. Me manipulime dhe presione, ka tjetërsuar dhe ndryshuar kontrata pronësie dhe ndërtime në favor të firmës së burrit të motrës së saj,(Ema) Oliver Ushima. Kuptohet, ka pasur dhe vetë fitime, gjithnjë pasi e ka mbështetur fort Adriatik Llalla.

Më konkretisht, problemi i  pronësisë dhe mos dakordimi me fqinjët për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe, ka nxjerrë sot në mes të katër rrugëve 5 anëtarë e familjes Nedelko në lagjen 5 të Durrësit. Kalvari i vuajtjeve me me murin prej gome të  padrejtësitë së  drejtësisë shqiptare, për Familjen e Petraq Nedelkos ka nisur plot 8 vitë më parë, pas nënshkrimit të një akti noterial, mes 3 komshinjëve kufitarë, me qëllim dhënien e lejes së ndërtimit për një firmë ndërtimi. Petraq Nedelko rrëfen mes vuajtjesh dhe mungesës së forcës ligjore për të nxjerrë në pah të vërtetën që po ja zvarrisin gjyqtarë, prokurorë, nëpërmjet nepotizmave dhe falsifikimit të dekumentave, që sot ja ka kthyer shtëpinë e tij 1 katëshe të pabanuar dhe me makthin që do të shembet nga moment në moment.

“Me kërkesë të komshijve të mij kufitarë, z.Nevzat Jaupi dhe Vasilika Simaku, më datë, 09.11.2009, para noterit, Mariglen Rrapi dhe në prani të tre përfaqësuesve të firmave ndërtimore, z. Qemal Konçi , Oliver Ushima dhe Irfan Doraci,  pa asnjë shpërblim, por vetëm me dëshirën e mirë që çdokush nga ne të ndërtonte apartament banimi në pronën e vet, nënshkrova deklaratën noteriale me nr. 4182 Rep, nr. 12000kol. Në këtë deklaratë unë lejova që z. Nevzat Jaupi të ndërtonte në pronën e tij godinë banimi shumë katëshe(konkretisht 12 kate), që fasada përballë pronës sime të jetë mur kallkan(pa shkallë në krahun tim). E para që filloi ndërtimin ishte firma “Rekon” me sipërmarrës, Qamil Konçi. Që në fillimet e saj kjo firmë, së bashku dhe me firmën “Ushima” në krahun tim tjetër të shtëpisë, nuk vendosën pilota për të më siguruar mua shtëpinë dhe nga gërmimet u shemb gjysma e tokës në oborrin tim, duke rrezikuar edhe shtëpia, u prish kufiri(e qëllimshme për ta devijuar më vonë), u ça kanali i ujërave të zeza në oborrin tim. Nga tronditjet e mëdha, sepse punonin mjete të rënda shtëpia ime u dëmtua në të katër anët e saj, duke u bërë e pabanueshme, ku unë jetoj sot vet i 5-të. Më pas kur filluan të ngriheshin pallatet, që në katin e dytë vumë re, që ata po shkelnin deklaratën e përbashkët noteriale për murin kallkan(të drejtë) dhe kushtet urbane të përcaktuara në lejen e ndërtimit të firmës “Rekon”. Po dilnin me ballkone dhe dritare dhe hyrja kryesore nga ne. Me vendim nr.2, dtaë 22, 23,24….30.06.2010 dhe me vendim nr.3 është dhënë leja për sheshin e ndërtimit dhe leja e ndërtimit të kësaj firme, ku është e përcaktuar se:

1.Ndërtimi në anën perëndimore duhet të jetë mur kallkan

2.Hyrja kryesore dhe hyrja e shërbimit duhet të jetë nga jugu, Pra nga rruga kryesore.

Firma e ndërtimit i ka shkelur këto detyrime, gjithashtu ka nxjerrë rë gjitha tubacionet e shkarkimit të ujërave të shiut, të ujërave të zeza dhe ventilimet, përveç kësaj. Tani që ka mbaruar pallati së ndërtuari, na kanë krijuar një rrugicë, duke hyrë në tokën time dhe ne ndeshemi çdo ditë me banorët e pallatit, ndërkohë që kallkani ka vetëm një formulë:Sipërfaqe e sheshtë ndërtimore që në themel pa asnjë element arkitektonik. Bashkia e Durrësit, gjithashtu miratoi një studim për zonën, pa firmën time, në të cilën më falsifikuan pozicionin e tokës, duke zhvendosur një rrugë fictive 125 m 2 në mes të pronës time dhe firmës “Rekon”, ku rruga ka qenë me kufijëtarë të tjerë. Për këtë arsye, janë ndërtuar konsuj dhe ballkone sipër pronës sime, duke bërë ndërhyrje në lejen e sheshit të ndërtimit, aksin e piketimit duke e nxjerrë shtëpinë ku unë banjo jo shtëpi, por lulishte. Qëllimi i këtij ndërtimi është që shtëpia ime, ku unë jetoj që prej 70 vitesh, të jetë sipërfaqe ndihmëse e pallatit që është ndërtuar . Këtë rrugë fictive , ma qujatën tokë shtet, në një kohë që unë posedoj dokumente që jam kufijëtar me Jaupin që në vitin 1957. Në këtë mënyrë, firma “Ushima” dhe firma “Rekon”, në bashkëpunim me Hipotekën e Durrësit dhe Bashkinë e qytetit të Durrësit, më zvogëluan mua sipërfaqene  tokës, në mënyrë që unë të mos ndërtoja më dhe ato të zmadhonin sipërfaet e tyre.

Firma “Ushima” mbylli rrugën ndërmjet dy shtëpive ku ndërtoi, ndërsa firma “Rekon”, që nga 230 m, 2 që kishte pronari i tokës bëri 600 m2 ndërtim, duke prishur vendstrehimin e gjithë lagjes, pa asnjë vendim të Këshillit të Ministrave dhe bëri pronë të vetën duke e regjistruar në Zyrën vendore të Hipotekimit. Se si ata e dinë vetë! Për këtë problem filluam ankesat si tek Inspektoriati Ndërtimor Vendor, Inspektoriati Kombëtar Dega Durrës, Zyra e Urbanistikës, Prefekti i Durrësi, INUK, Avokati i Popullit. Më prisnin me buzëqeshje, me jepnin të drejtë dhe më përcillnin me fjalët “Nuk kemi kompetenca për asgjë”, kompetenca të cilat i kanë por nuk duan të veprojnë. I jam drejtuar me shpresë të madhe me letër Ish Kryeministrit, Sali Berisha, kryeministrit actual, Edi Rama. Aasnjë përgjigje. I jemi drejtuar me fletë ankesë që më 19 shtator 2011, ish ministrit të atëhërshëm të Drejtësisë! Që në pritje këto institucione nuk kanë seriozitetitn e duhur!

Të lënë pas dore! Dhe më e bukura është se në çdo ditë të javësgjen nga një jurist të rid he të tjetra thotë njëri e tjetra,  tjetri. Po kështu i jemi drejtuar KLD,  dhe aty disa përgjigje pa baza ligjore. Në 30 mars 2011 kam bërë kallëximin e parë penal për këtë firmë dhe për të gjithë personat përgjegjës të administratës shtetërore. Më datë 10.05.2011, Prokuroria Mirela Zavalani e mosfillimit të procedimit penal!E kundërshtovanë Gjykatën e Durrësit këtë vendim dhe Gjykata me vendimin nr. 228, datë 08.07.2011, anulloi vendimin e mosfillimit të procesdimit penal nga ana e Prokurorisë Durrës. Prokuroria, në vend që të më mbronte mua, qytetarin, më ankimon në Gjykatën e Apelit Durrës. Dhe çështja qëndrorn e ngrirë  për një vit e ca në Gjykatën e Apelit, deri me datë 10.09.2012, ku merret vendimi me nr. 10.2012.1216, për fillimin e hetimeve. Për të mos folur për Gjykatën e D urrësit. Gjyqtarja, Arjana Lico shtyn 8 seanca gjyqësore me preteksitn “është dosja, nuk është dosja, ka humbur dosja…etj” dhe e pushovi gjyqin me preteksin që sjemi paraqitur në kohë që cështja është nën hetimi   dhe hetimi nuk kishte filluar!

Po mbytemi veti i 5të ndërmjet dy pallateve 12 katëshe, po jetojmë në mes të rrezikut, në mes të zhurmës, pluhurit, lagështirës dhe mureve që janë dëmtuar totalisht dhe nuk do jetë e gjatë dita kur të na zënë poshtë rrënojave dhe asnjë institucion nuk ofron ndihmë ligjore. :Rindërtojë shtëpinë” ose “dil në shtëpi me qera”, ishte përgjigja e Drejtorit të urbanistikës në Bashki, Adhurim Qehajaj. Problemi në këtë vend qendron në atë thënien që në një ditë nga shkeljet e urbanistikës “njëri nga komshijtë gëshihet milioner ndërsa tjetri në balët e mjerim(si unë)!”, ka pohuar për gazetën “Bulevard”, Petraq Nedelko.

Kush janë personat e përfshirë në çështjen “Nedelko”?

Firma e ndërtimit të Oliver Ushinës, procesin gjyqësor në dëm të pronës së Petraq Nedelkos, pas kallëximit penal nga ana e tij, i ka nisur Ema Gashi (bashkëshortja e Oliver Ushimës, firmës që ka bërë ndërtimet. Më pas me ndërhyrjen e Rovena Gashit, në Prokurorinë e Përgjithshme (Kunata e Oliver Ushimës, motra e gruas(ema Gashit)) dhe Dritan Gina, bashkëshorti i Rovena Gashit (ose baxhanaku i Oliver Ushimës, pronari firmës së ndërtimit), e pushoi cështjen “Për pushimin e procedimit penal nr. 1512, datë 18.09.2019, çështje e pushuar më datë, 28.05.2014 dhe familja Nedelko e ka marrë njoftimin në datë 17. 01.2015, me qëllim shtyrjen e afateve kohore./Pamfleti&NewsBulevard

Denonco
Loading...