Rrëfimi i Liliana Hoxhës: Nexhmija dhe Ramizi pakt për eliminimin e Enverit, ja skenari

Rrëfimi i Liliana Hoxhës: Nexhmija dhe Ramizi pakt për eliminimin e Enverit, ja skenari

Liliana Hoxha, bashkëshortja e Sokolit, djalit të ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha, akuzon vjehrrën e saj, Nexhmije Hoxha, dhe Ramiz Alinë se janë autorët e vdekjes së ngadaltë të Enver Hoxhës përmes ilaçeve.

Duke kundërshtuar një raport të deklasifikuar të CIA-s të bërë publik kohët e fundit, zonja Hoxha hedh poshtë se Enver Hoxha pati vdekje natyrale.

Për të, Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia ishin agjentë të UDB-së jugosllave që gjatë kohës së Zogut, ndërsa qëllimi ishte që të merrnin drejtimin e pushtetit në Shqipëri.

Izolimi erdhi befas në ’74, pas një krize kardiake jo të rëndë.

Pas krizës, Enver Hoxha ishte më i fortë se kurrë fizikisht e mendërisht, e kujtoj shumë mirë se atë vit jam martuar.

Megjithatë u shoqërua me alarm ekstrem për të nxitur ndaj tij e së paku ndaj meje e Sokolit, psikozën e të sëmurit rëndë, “me zëmrën si bombë me sahat që mund të plaste nga çasti në çast”, përveç problemeve të diabetit”– thote ajo per “Panorama”.

Ajo thekson me tej se “masat për ruajtjen e shëndetit ishin tejet ekstreme nga sekreti.

Në emër të tij mënjanohet M.Shehu për të tejkaluar çdo rregull të rreptë të shtetit diktatorial, të cilin ai nuk mund ta lejonte, siç u shkel çdo rregull të sigurimit personal të E.Hoxhës, për të cilin ishte përgjegjës S.Gradeci e Nexhmije Hoxha”.