Rrëfimi i Namik Doklës për “Një hajdut pulash që kërkon të bëhet deputet”

Rrëfimi i Namik Doklës për "Një hajdut pulash që kërkon të bëhet deputet"

Një hajdut pulash që kërkon të bëhet deputet”. “Një oborr shtëpie i zbrazur nga njerëzit e i mbushur nga ferrat”.

“Një arkivol emigranti që qahet nga familja e gabuar”. Këto janë vetëm pak nga episodet e romanit “Lulet e skajbotës” që ish-deputeti Socialist, Namik Dokle sjell këtë nëntor për të përshkruar Shqipërinë e tranzicionit të zgjatur, ku emigracioni merr me vete dhe trurin dhe inteligjencën e kombit dhe lë hapësira për promovimin e njerëzve të pamoralshëm e të pa arsimuar.

Jam përpjekur të përshkruaj një realitet dramatik të sotëm që është një realitet dramatik në të gjithë vendin. Ka edhe personazh në libër që, siç e kam thënë nga hajdut pulash bëhet biznesmen i madh dhe nga biznesmen i madh synon të bëhet deputet,   edhe pse ka diplomën e universitetit dhe përgatitet për kandidat shkencash ndërkohë që nuk ka dëftesën e tetë-vjeçares.”, tregon  Dokle

Dokle, i cili ka investuar dekada nga jeta e vetë në politikë, thotë se kjo e fundit i ka shkaktuar shumë plagë shoqërisë.

Një personazh në libër thotë që: po ikin djemtë dhe oborret tona po i zë gjëma e ferrave. Tranzicioni është koha që ndanë njerëzit në fajtorë dhe në vuajtës dhe realisht ka pasur shumë ngjarje që mund të shmangeshin dhe duheshin shmangur pa tjetër që njerëzit e thjeshtë të mos vuanin siç kanë vuajtur. Më shumë i drejtohem këtyre njerëzve dhe nëpërmjet tyre dh institucioneve që bëjnë politika që të mos braktiset vendi! Le të lëvizim lirshëm por të mos braktisim atë çfarë na ka lënë natyra dhe perëndia!  Sot, sipas mendimit tim,  nuk ka të gjithë bashkëvujatës dhe bashkëfatorë, por ka fajtorë dhe vuajtjes dhe vuajtësit janë nga njëra anë dhe fajtorët nga ana tjetër”, tha Dokle

Në roman, Dokle i referohet disa herë me shpotitje dhe ironi Akademisë së Shkencave. Ai mbështet tërësisht qasjen e kryeministrit Rama për një reformë të thellë në këtë institucion.

 “Çdo Akademi Shkencash duhet të meritojë emrin që ka dhe një shtet pa akademi nuk mund të jetë shtet që mund të përparojë dhe unë në këtë kontekst jam plotësisht dakord që Akademia duhet të reformohet dhe duhet të merret me çështje të rëndësishme të zhvillimit të shtetit tonë”, deklaron Dokle

Tashmë, jashtë parlamentit, Dokle është i vendosur t’i dedikohet tërësisht letërsisë, për të thënë ato që korridoret e politikës nuk ja kanë lejuar të thoshte.

Letërisa dhe politika janë shumë xheloze ndaj njëra tjetrës”, shprehet Dokle.

Promovimi i Librit të Dokles do të bëhet në ditën e parë të Panairit të Librit në Pallatin e Kongreseve, të mërkurën në orën 18:00.

Video: