Sali Berisha i trembur nga ardhja e nipit të Haklajve për pushime në Shqipëri. Largon Shkelzenin jashtë vendit, vetë izolohet tërësisht

Sali Berisha i trembur nga ardhja e nipit të Haklajve për pushime në Shqipëri. Largon Shkelzenin jashtë vendit, vetë izolohet tërësisht
Sali Berisha i trembur nga ardhja e nipit të Haklajve për pushime në Shqipëri. Largon Shkelzenin jashtë vendit, vetë izolohet tërësisht
Sali Berisha i trembur nga ardhja e nipit të Haklajve për pushime në Shqipëri. Largon Shkelzenin jashtë vendit, vetë izolohet tërësisht
Sali Berisha i trembur nga ardhja e nipit të Haklajve për pushime në Shqipëri. Largon Shkelzenin jashtë vendit, vetë izolohet tërësisht

Sali Berishën, kryeministër i vendit në periudhën 2005-2013 e bëri të veshë antiplumbin poshtë jelekut të famshëm blu. Për më tepër e bëri që të shtojë rojet dhe nuk e la asnjëherë të qetë, pavarësisht se ishte ‘zot’ i këtij vendi duke pasur gjithçka në dorë për tetë vite rresht, që nga pushteti, policia, garda, SHISH e deri tek prokuroria dhe gjykata.

Po kush është njeriu që i del dhe në ëndërr Sali Berishës sa herë vjen maji, dhe sa herë që është sezon veror në Shqipëri, kryesisht muaji gusht më i preferuar për shqiptarët, sidomos ata që jetojnë jashtë vendit, për të shijuar bregdetin e vendit të tyre.

Ai është një 40 vjeçar tashmë, S. Haklaj që jeton në Gjermani, nga fisi i Haklajve. I cili vjen çdo maj në Shqipëri, në përvjetorin e vrasjes së babait të tij, Cen Haklaj ish drejtor i gjimnazit të Bajram Currit dhe të gjyshit të tij Elez Haklajt. Të cilët janë vrarë të dy bashkë më 8 maj të vitit 2002 nga dora e zgjatur e njerëzve të Berishës, në vijim të konfliktit të përgjakshëm në Tropojë. Që mori jetën e mbi 200 burrave dhe djemve në këtë trevë, thjesht dhe vetëm për një fjalë goje me Sali Berishën.

Ndërkohë babai dhe gjyshi i tij, dhe më vonë dhe xhaxhai,  ish ndihmësgjyqtar në Skrapar janë vrarë thjesht dhe vetëm se ishin të afërm të Fatmir dhe Hamdi Haklajt. Por S. Haklaj ka mbërritur dhe këtë maj për të përkujtuar vrasjen e të atit dhe gjyshit të tij 15 vite më parë, ndërsa është rikthyer sërish për të shijuar pushimet në bregdetin shqiptar në muajin gusht. Por për herë të parë në këto 15 vite ka ardhur pa familjen e tij që e ka të sistemuar në Gjermani atje edhe ku jeton.

Pikërisht kjo e ka trembur Sali Berishën, i cili ka marrë masa të menjëhershme: Ka kufizuar daljet e tij publike, në plazh apo gjetkë dhe ka nxjerrë jashtë vendit djalin e tij, duke e këshilluar që të mos qëndrojë në një vend më shumë se një natë. Të bëjë turizëm shetitës sa më larg Shqipërisë, duke i ardhur për “osh” dhe Arminës, bashkëjetueses së djalit, e cila lëviz nëpër botë dhe anjëherë në të njejtin hotel. Pasi dhe paratë nuk i mungojnë Shkelzen Berishës.

Ish kryeministri gjithnjë është trembur nga nipi i Haklajve pasi nuk është një njeri dosido por është një ndër komandot më të përgatitur të ushtrisë gjermane, duke përballuar misione tepër të vështira në kuadër të paqes kudo në botë, sidomos në Ballkan dhe Lindjen e Mesme. Dhe Shërbimi Sekret Shqiptar i drejtuar nga Visho Ajazi Lika e ka dhënë sinjalin e kalimit të kufirit shqiptar nga ana e nipit të Haklajve dhe udhëtimit drejt Jugut të vendit. Pavarësisht se mbahet në kontroll, Berisha nuk beson. Pasi frika e tij filloi në gusht të vitit 2009 kur shërbimet policore shqiptare morën një sinjalizim të cilin e kanë trajtuar me prioritet shumë të lartë.

Në Malin e Zi, në një prej resorteve turistike kishte mbërritur një shtetas gjerman me origjinë shqiptare dhe që mbante mbiemrin Haklaj. Personi i mbërritur në Malin e Zi nuk ishte një emër i panjohur për krerët e policisë shqiptare, sidomos për ata krerë që kishin lidhje direkte me Berishën dhe ishin drejtuesit e vërtetë në polici. Ai nuk ishte thjesht një nip i Haklajve por edhe një ushtarak me profesion, madje një ndër komandot më të mirë të stërvitur në Gjermani dhe me aftësi të spikatura si qitës. Kolegë dhe eprorë të tij e përshkruajnë si një qitës të shkëlqyer. Bëhej fjalë pikërisht për S. Haklaj i cili deri në vitin 1997 kur ishte vetëm 20 vjeç ka qenë pjesë efektive e ushtrisë shqiptare por më pas ka vazhduar karrierën ushtarake si pjesë e një kampi të ushtrisë gjermane në Sarajevë, Bosnje. Kampi quhej “Log Ben” e ndodhej në Rajlovaç. Ushtarët e pranishëm aty ishin ne pjesën dërrmuese shqiptarë por që përfaqësonin ushtrinë dhe prezencën e misionit gjerman në Sarajevë. Një reportazh i vitit 2000 në mediet e shkruara gjermane mbi këtë kamp, ka ofruar dhe të vetmen foto të S. Haklajt. Është një foto e vitit 2000, kohë kur ai ishte vetëm 23 vjeç. Hera e fundit kur është parë publikisht në Shqipëri ka qenë në muajin Maj 2002, kur erdhi në ceremoninë mortore të të atit dhe gjyshit të tij, të ekzekutuar më 8 maj në Tropojë. Pas ceremonisë mortore, S.Haklaj ka shkuar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe ka dorëzuar armën e tij duke deklaruar se hiqte dorë nga përkatësia e tij si ushtarak shqiptar dhe është larguar jashtë Shqipërisë.

Pas këtij momenti dihet shumë pak për të. Mësohet se ai është angazhuar edhe në disa misione paqeruajtëse dhe ushtarake në Afganistan. Rreth mesit të gushtit 2009, autoritetet më të larta shtetërore të sigurisë e kanë trajtuar me prioritet absolut këtë të dhënë që vinte nga autoritetet partnere të Malit të Zi dhe që kishin njoftuar prezencën e S.Haklajt si turist, i mbërritur i vetëm në një nga resortet turistike të Malit të Zi. Pasi kanë marrë këtë informacion krerët e policisë shqiptare i kanë kërkuar autoriteteve malazeze që të mbanin nën mbikëqyrje të pandërprerë këtë person pasi sipas autoriteteve shqiptare “ai përfaqësonte një njeri me rrezikshmëri shumë të lartë dhe me potencial të lartë për të kryer krime në Shqipëri”. Madje të njëjtat burime saktësuan asokohe se autoritetet shqiptare kanë kërkuar në shërbimet partnere policore dhe jo vetëm një vëmendje të veçantë mbi lëvizjet apo aktivitetin e S.Haklajt, sidomos në lidhje me lëvizjet e tij jashtë Gjermanisë duke kërkuar sinjalizimin e autoriteteve shqiptare në çdo rast që do evidentoheshin lëvizje jashtë Gjermanisë të S.Haklajt. Pse ishte trembur Berisha kaq shumë. Por historia e konfliktit dhe “hasmërisë” së Berishajve me Haklajt është mëse e njohur, por duket se formimi dhe kualifikimi ushtarak i S.Haklajt, mund të kenë bërë që njerëzit më të besuar të Berishës në polici asokohe dhe në strukturat e inteligjencës ta kenë klasifikuar nipin e Haklajve si individin që ka potencialin më të lartë të rrezikshmërisë ndër Haklajt. Ndoshta një tjetër fakt i kësaj vëmendjeje lidhet me diskrecionin e lartë dhe sjelljen tipike prej ushtaraku në jetën personale të S.Haklajt.

Mendohet se autoritetet shqiptare dinë shumë pak në lidhje me të, kanë thuajse zero informacion mbi profilin e tij psikologjik apo natyrën e lidhjeve të tij shoqërore e më gjerë. Ndofta dhe kjo mangësi në informacion ka shtuar misterin ndaj S.Haklajt. Por Berisha dhe rrethi i tij i dinë mirë lidhjet e S. Haklajt dhe faktin që babai i S.Haklajt është djalë xhaxhai me Hamdi Haklajn dhe vëllezërit e tij të vrarë tashmë. Ku nga konflikti i Haklajve në Tropojë, S.Haklaj ka humbur gjyshin, babain dhe xhaxhain e tij, e ata janë vrarë vetëm e vetëm pse kishin lidhje gjaku dhe ishin kushërinj të Fatmir Haklajt. Kjo i djeg shumë Berishës. Aq më tepër që tashmë është ish kryeministër, një deputet i thjeshtë dhe pa makinerinë shtetërore dhe të sigurisë prapa për ta ruajtur. Për më tepër që nipi i Haklajve nuk njihet fizikisht, është shumë diskret për jetën e tij dhe ka vetëm një fotografi kur ka qënë 23 vjeç. Plot 17 vitë më parë, ku paraqitja e tij ka evoluar. Kësaj i trembet Berisha, që nuk është trim sa duket në Kuvend, kur nuk ka shtetin që ta mbrojë në çdo hap të pisllëqeve të tij. Ndonëse ia kanë shtuar rojet e sigurisë, pas alarmit të vënë nga vetë ai se gjendet në kërcënim bashkë me familjen./Pamfleti.com

 

2 KOMENTE

  1. aI BEJ THIRRJE MALOKUT TE HAKLAJVE TE MOS E NGASI MALOKUN BERISHA,,,KESHTU DO TA BENTE HERO…VRASESI ,HAJDUTI KRIMINELI NUK BEHEN HERONJ..

  2. Sala ka aq shume gjaqe borxh sa as dhe 10 shekull sdo ti laje dot duke ja vra rracen e ti per hakmarrje.
    Sali bushtra eshte gjaksor kriminel i teri qe duhet rjep per se gjalli.

PËRGJIGJU