Sali Berisha në gjyq ndërkombëtar, komandatët e UÇK dhe familja e Remzi Hoxhës e akuzojnë për vrasjet në seri. Hetim dhe për vdekjen e Gazidedes

Sali Berisha në gjyq ndërkombëtar, komandatët e UÇK dhe familja e Remzi Hoxhës e akuzojnë për vrasjet në seri. Hetim dhe për vdekjen e Gazidedes

Për Sali Berishën, ish president dhe ish kryeministër i vendit, tashmë një kryetar në hije i PD, ditë të zymta po vijnë. Pasi është strukur dhe nuk del për shkak të tmerrit që i ka hyrë nga zbarkimi në Shqipëri i nipit të Haklajve për pushime, dhe nga Kosova ka lajme të këqija për të. Ndonëse e ka cilësuar pikën më të fortë të tij Kosovën dhe veten një njeri me kontribute të mëdha për çështjen e saj, Sali Berisha pritet që deri në fund të vitit të vihet para drejtësisë. Pasi në kurriz i numërohen shumë krime, që nga vrasja e veprimtarit për çlirimin e Kosovës, biznesmenit Remzi Hoxha që nuk i dihen ende as ku i ka eshtrat, e deri tek arrestimet dhe zhdukjet e eksponentëve më të lartë të Ushtisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk është rastësi arrestimi i legjendarit Adem Jashari, në fillim të viteve ’90, ku informacionin e saktë për serbët e dha Sali Berisha e shërbimi sekret shqiptar i Bashkik Gazidedes. Po ashtu dhe arrestimi i Hashim Thaçit dhe rënia në pritën e serbëve sa herë kalonin kufirin matanë të ish luftëtarëve të UÇK. Kjo pas takimit me Arkanin por dhe me vetë Milosheviçin të Berishës në shën Naum, kanë rrjedhur të gjitha të këqijat për shqiptarët e Kosovës.

Në këtë mënyrë, dosja për Sali Berishën e mbushur nga rrëfimet dhe nga provat e komandantëve të UÇK dhe të familjes së Remzi Hoxhës, i zhdukur nga SHIK i Berishës në Kune Vain, pritet që deri në fund të vitit të shkojë në Hagë. Për tu gjykuar dhe për të dhënë një zgjidhje për të gjitha vrasjet e ish komandatëve të UÇK, për vrasjen e Remzi Hoxhës, ku Sali Berisha, i akuzuar si njeriu i bindur i serbëve dhe që i shërbente Milosheviçit ka dorë dhe është “violinë” e parë.

“Zhdukja dhe vrasja e babait tim është bërë me urdhër të Sali Berishës, në bashkëpunim me njerëzit e tij më të afërt”. Kështu është shprehur Ardian Hoxha, djali i biznesmenit shqiptar nga Shkupi, Remzi Hoxha, i cili prej 22 vitesh rezulton i zhdukur, pasi u rrëmbye nga SHIK-u. Ndërsa nuk mungojnë hipotezat e ndryshme për fatin e tij, ku akuzohen ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kreu i SHIK për Tiranë, Ilir Kumbaro i cili ndodhet në arrati.

“Ne si familje kemi luftuar 22 vite, ishte SHIKU i Sali Berishës që kishte zhdukur dhe mbytur babin tim. Në një prononcim të Berishës thotë që nuk ka dijeni për të, por në fakt kjo është bërë me urdhra të tij në bashkëpunim me njerëzit më të afërt. Kemi arritur që ta vërtetojmë që po ata njerëz që patëm dyshimin që nga dita e parë e zhdukën dhe e vranë. Pas 17 vitesh edhe nga Prokuroria e Sali Berishës del që faji i mbetet vetëm Ilir Kumbaros, por për më shume se Kumbaro ishte i arratisur, por ishte i mbrojtur edhe nga avokatët e Sali Berishës. Kur thotë që u lanë të pafajshëm në vitin 2013 u burgosën këta persona. Ata u liruan nga burgu, bilës u dëmbshpërblyen. Tani mbetet që u vërtetua që SHIK-u i Berishës e ka bërë, dhe faji i ka mbetur Ilir Kumbaros i cili është në arrati. Unë besoj që shteti shqiptar ka mundësi ta gjejë dhe të na tregojë ku janë eshtrat. Berisha është pyetur për eshtrat e babit tim, por thotë që s’ka dëgjuar ndonjëhërë për Remzi Hoxhës. Tani bëhën 22 vite që po gënjen. Për zhdukjen dhe mungesën e eshtrave të babit tim është Berisha”, ka thënë ai për median shqiptare.

Ai duke mos shpresuar tek drejtësia shqiptare, ka lënë për të kuptuar se do të merret vetë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Sipas tij, nga fillimi ka qenë i implikuar Budjon Meçe, i cili bashkë me Kumbaron ju ka ngelë në dorë i ati.

“Gjatë gjykimit sajojnë që Budjon Meçe gjendet në gjendje kome në një spital dhe nuk mund të shihet nga askush. Tashmë me atë nuk merret njeri. I bëj thirrje publike Budjon Meçes, pasi edhe ai është i implikuar. Shpresoj që shteti ta zgjidhë këtë çështje. Ne do merremi me institucione të nivelit europian”, deklaron djali i Remzi Hoxhës.

Dhe me sa duket tashmë janë pjekur kushtet që çështja të dërgohet në Hagë pasi tek drejtësia shqiptare e kanë humbur besimin. Dhe përzierjen e Berishës në të gjitha vrasjet e ndodhura nga serbët por dhe të vrasjes së Remzi Hoxhës nga SHIK i Berishës me urdhër të serbëve e pranon dhe ish kreu i SHISH, Fatos Klosi.

Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar deklaron se janë të paktën 10 ngjarje, që tregojnë lidhjet e Berishës me liderin famëkeq të serbëve, Millosheviç. Ai pohon se ka patur lidhje te fshehta të Berishës me Millosheviçin e famëkeqin Zhelko Raznatoviç Arkan.

“Mund të them një opinion që rezultonte nga një analizë e burimeve të hapura, pra e mediave të kohës. Ishin mbi 10 raste, kur Berisha, me veprimet e tij të hapura, i delte në krah apo ndihmonte politikën antishqiptare të Millosheviçit. Shembujt më tipikë janë thyerja e embargos e qëndrimi ndaj Konferencës së Rambujesë. Veprime tipike në këtë aspekt kanë qenë ato kur Berisha krijonte probleme në Shqipëri, për të tërhequr vëmendjen e shqiptarëve dhe botës nga veprimet antishqiptare të Millosheviçit në Kosovë”, shprehet Klosi.

Ai ka konfirmuar edhe përndjekjen e ish-ushtarëve të UÇK-së në kohën e Berishës president dhe konformon takimet e tij me Arkanin.

“Eshtë fakt që shumë nga figurat kryesore të UÇK-së janë përndjekur dhe arrestuar në periudhën e “presidencës Berisha”. Pjesa më e madhe e luftëtarëve të dy grupeve, që qëndruan për disa kohë në Shqipëri në atë periudhë, u arrestuan nga serbët sapo shkelën në Kosovë. Natyrisht, këto fakte nuk mund të jenë prova “dashamirësie” ndaj UÇK-së”, nënvizon Klosi.

“Çdo aktivitet që mbahet sekret, jo për motive të Sigurisë Kombëtare por për arsye personale, është pothuaj e sigurtë që ka natyrë antikombëtare. Ato kontakte (mes Berishës dhe Gazidedes me Arkanin) janë kryer dhe nuk mund të justifikohen me asnjë arsye”, thotë ish-shefi i SHIK-ut. Fatos Klosi, thotë se Remzi Hoxha i ka ngelur në dorë SHIK-ut nga torturat e shumta që iu bënë. Ai thotë se Remzi Hoxha është torturuar, pasi dinte shumë për lidhjet e Berishës me Arkanin.

“Unë e di që i ka ngelur në dorë SHIK-ut. SHIK-u e mori Remzi Hoxhën dhe e torturoi. Me sa duket, ata që e torturuan, nuk kishin përgjegjësinë e masës dhe tani iu ngeli në dorë. Të gjithë njerëzit që kishin lidhje me këtë ngjarje, me anë të pasaportave diplomatike para ’97, ikën jashtë. SHIK-u e kishte të qartë që kishte gabuar. I është dashur që ai të vdiste dhe me budallallëkun e tyre, me profesionalizmin e tyre, e kishin torturuar aq shumë saqë iu ngeli në dorë”, thotë ai.

“Dinte shumë në lidhje me marrëdhëniet e Berishës me Arkanin, pastaj me Millosheviçin. Atë e akuzuan për spiun të serbëve. Besoj se ishte e kundërta. Ai dinte disa gjëra që më mirë mos t’i dinte. Ata u përpoqën ta trembnin, duke e akuzuar për agjent të serbëve, në mënyrë që të dorëzohej. Por, siç duket, ai qëndroi burrërisht dhe përfundoi ashtu siç përfundoi”, pohon Klosi. Duke pranuar se Remzi Hoxha por dhe ish komandantët e UÇK janë viktima të Berishës. Pikërisht të gjitha këto deklarime, të gjitha këto prova, janë mbledhur nga ish komandantët e UÇK dhe familja e Remzi Hoxhës dhe pritet të dërgohen në gjykatën e Hagës, ku Berisha do të jetë dhe i akuzuari kryesor. Bashkë dhe me Sefgjinin, Kumbaron etj. Do mungojë vetëm Gazidede, i cili nuk jeton më. Megjithëse mund të hetohet dhe vdekja e tij e ngadaltë, si  të gjithë ata që dinin pisllëqet e Berishës. /Pamfleti.com