Seanca parlamentare e së enjtes/ Gramoz Ruçi zbardh axhendën

Seanca parlamentare e së enjtes/ Gramoz Ruçi zbardh axhendën: Miratimi i projektligjit për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe e gjithë paketës fiskale

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka firmosur sot urdhrin për rendin e ditës së seancës plenare të së enjtes.

Në rendin e ditës është përfshirë projektligji për buxhetin e vitit të ardhshëm, si dhe e gjithë paketa fiskale që e shoqëron atë.

Sikurse është bërë tashmë traditë, diskutimi dhe miratimi në tërësi i buxhetit shoqërohet me orë të tëra diskutimesh, duke zgjatur gjer në 48 orë.

Pritët që kjo e enjte të jetë e mbushur me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, aq më tepër që në këto momente ka nisur dhe beteja për kreun e KQZ.