Sekreti 6-vjecar/ Zbulohet mesazhi i Perez për Ronaldon: Nëse ikën, vendin tënd te Reali do ta zërë Lionel Mesi

Sekreti 6-vjecar/ Zbulohet mesazhi i Perez për Ronaldon: Nëse ikën, vendin tënd te Reali do ta zërë Lionel Mesi

Rivaliteti midis Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit dominon skenën futbollistike europiane prej dhjetë vjetësh. Të dy së bashku kanë fituar nga 5 topa të artë e rivaliteti midis dy sulmuesve vijon. Natyrisht, para gjashtë vjetësh ishte një situatë e nderë midis Ronaldos dhe presidentit të Realit, Florentino Perez, një debat që zbulohet pas kaq vitesh. Kjo bisedë është mbajtur secret, por e famshmja franceze “Francë Football” zbulon tensionin midis tyre, aq sa Perez kishte vendosur ta zëvendësonte me Mesin, duke tentuar të paguajë 200 mln euro klauzolën e lirimit të argjentinasit nga Barcelona, për ato vite një shumë marramendëse. “Ti nuk je Mesi”,i kishte thënë Perez portugezit Ronaldo.

Në fakt, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e kishte paralajmëruar Kristiano Ronaldo se nëse do ta braktiste gjigantin spanjoll për Paris Saint-Germainin, atëherë ai do ta blinte Lionel Mesin për 200 milionë euro. Revista e mirënjohur franceze raporton se, në një mesazh sekret telefonik dërguar një miku më 2012, Ronaldo kishte zbuluar se dëshironte të transferohej në PSG në Ligë 1 të Francës sepse besonte se aty do t’iu rriteshin mundësitë për ta fituar “Topin e Artë”.

“Dua të shkoj në Paris. Atje do të më duan vërtet. Francezët do të jenë shumë të lumtur që luaj në kampionatin e tyre saqë mediat do të bëjnë fushatë në favorin tim për ta fituar Topin e Artë”, kishte thënë Ronaldo në mesazhin e tij dërguar një miku. Më pas, superylli portugez e kishte kërkuar një takim me Perezin për t’i kërkuar ta lejojë të largohet drejt Francës. Por, Perez e kishte paralajmëruar Ronaldon se nëse do ta gjente një klub që paguan 200 milionë euro për të, atëherë ai do ta shiste dhe me ato para do ta aktivizonte klauzolën e atëhershme të Mesit për ta blerë argjentinasin si zëvendësues të portugezit. Kjo bisedë e zbuluar së fundmi mund të rifusë në sherr Ronaldon dhe Perez dhe tërheqja e portugezit nga Reali në fund të sezonit mund të jetë e sigurt. /Pamfleti.com

 

 


Loading...

Loading...
Loading...