Shënim: Basha mund të arrestohet në vizitën e parë jashtë vendit, për destabilitet rajonal

0
Shënim: Basha mund të arrestohet në vizitën e parë jashtë vendit, për destabilitet rajonal
Shënim: Basha mund të arrestohet në vizitën e parë jashtë vendit, për destabilitet rajonal

Ashtu si çadra, dhe PD (në përgjithësi) është marrë peng e vënë në funksion të Shkëlzen Berishës, për ta shpëtuar atë nga akuzat e rënda të dosjes CEZ, akuza që formulohen deri dhe për vrasje. Ekzekutimin e kësaj strategjie e ka marrë përsipër Basha, dhe jo rastësisht. Edhe ai është palë i të përlyerve, prandaj, jo mëdyshje se do ketë një Bashë tjetër, veç këtij destruktivit.

Prej Vettingut familja Berisha mund të pësojë të njëjtin fat si ish kryeministri italian i viteve ’80, Bettino Craxi, që u strehua në Tunisi, për t’i shpëtuar ndëshkimit të drejtësisë për korrupsion. Çadra dhe destabiliteti është karta e mbetur e tyre, s’kanë çfarë humbasin tjetër në këtë histori, prandaj po hedhin në erë PD-në që s’ka më vlerë për ta nëse ndodh sa më sipër.

Pas përfundimit të çështjes CEZ, dhe pikërisht nën këtë fabul zhvillohen ngjarjet sot në Shqipëri. Familja Berisha ka marrë peng PD në, dhe synon të marrë peng gjithë Shqipërinë, thjesht e vetëm për të shpëtuar Shkëlzenin. Nëse ky i fundit bie, bien të gjithë ata, dhe e vetmja zgjidhje e mbetur do jetë ajo e Craxit, në rastin e tyre, Qipro.

Reklama

PD sot është një “mjet” në duart e Shkëlzenit, për të shfryrë dufin e tij perverto- kriminal kundër drejtësisë, shtetit shqiptar e perëndimit mbarë, si zhantazh për ta liruar atë nga akuzat. Nën këtë linjë të rrezikshme, vepron sot idioti i çadrës, Lulziu, fanatik i verbër i familjes Berisha, pa profil e personalitet të vetin politik, thjesht një kukull qorre që ka marrë rrugën e ferrit në këmbë. Kjo situatë ka shqetësuar seriozisht Perëndimin, siç u pa qartë e dëshpërueshëm në deklaratat e Ministrit të Jashtëm Gjerman. Sot është kohë e tensionuar, kudo, por sidomos në Ballkanin “fuçi baruti”, që Rusia po synon hapur ta ndezë. Sot s’ta përtojnë nëse s’mbush, si Basha…

P.S: Lulzim, ti nuk besoj se e ke harruar, por edhe nëse e harron ta kujtojmë ne. Por edhe nëse ne nuk na bie rasti të ta kujtojmë mos dysho për asnjë çast se gjermanët e harrojnë ndihmën që ju dhe serbëve në momentin kur Kosova kaloi nën administrimin e KFOR. Atëherë ti reporteri i ri pate raportuar tekstualisht kështu: “Nën ombrellën e gjermanëve forcat e UÇK-së po masakrojnë serbët”.

Gjermanët nuk mund ta harrojnë për asnjë çast që nga raportet paçavure tuajat dhe të Argitës u bënë pjesë e një skandali diplomatik dhe u larguan nga Mitrovica duke u zëvëndësuar me forcat franceze. Lul, demokracia mban shënim! /Pamfleti.com

Loading...

Lini nje koment