Shënim: Kujdes, snajpera të huaj mund të godasin, ka informacione për destabilizim

1
Shënim: Kujdes, snajpera të huaj mund të godasin, ka informacione për destabilizim
Shënim: Kujdes, snajpera të huaj mund të godasin, ka informacione për destabilizim

Protesta e sotme në Tiranë konsiderohet si një moment i vështirë që po kalon sot rajoni i Ballkanit në rrugën e tij të gjatë e të mundimshme për në Europë. Informacione të klasifikuara flasin për depërtime të agjenturave të huaja të interesuara për destabilizim, të cilët po shfrytëzojnë opozitën në Shqipëri për të ruajtur status-quon, për të ruajtur interesat e tyre në rajonin e trazuar.

Informacione të tilla, i ka tashmë edhe policia shqiptare e cila është vënë në dijeni nga shërbimet sekrete të vendeve të NATO-s, të cilat gjithashtu kanë qenë shumë aktive kohët e fundit në këtë drejtim.

Policia është vënë sot në gadishmëri të lartë, ka bllokuar tarracat e ndërtesave përreth, ka vënë nën kontroll hapsirën ajrore duke patur kujdes nga dronët apo dhe ndonjë helikopter pirat.

Reklama

Po kush e kërkon destabilizimin e vendit?

Që Ballkani tashmë është në ditë të vështira, kjo është pranuar botërisht nga të gjithë. Por kush është interesuar posaçërisht për destabilizimin e Shqipërisë?! Ndërhyrja euro-atlantike në dekriminalizimin e Drejtësisë në Shqipëri ka prekur interesa të mëdha jo vetëm të eksponentëve të drejtësisë dhe politikës në Shqipëri, por edhe të krimit ndërkombëtar si edhe të faktorëve relevantë të krimit politik në rajon që mbahen nga paratë informale të Shqipërisë.

Kështu lobi grek në Amerikë funksionon si shtet brenda shtetit në Greqi. Kanë ushtri të tyre, flotë detare e ajrore.

Për të kuptuar forcën e lobit grek në Amerikë, ishin ata që rekrutuan Bin Laden në vitet ’80 në Afganistan në luftë me sovjetikët. Pas rënies së komunizmit në Shqipëri, ata “zbuluan” këtu Qipron turke qe iu rrëmbye nga Turqia. Shqipëria s’është gjë tjetër veçse një koloni e tyre e padeklaruar. Ata organizuan trafikun ilegal të karburanteve nga Greqia drejt Milloshevicit nën Berishën president; firmat piramidale të ’97 s (paratë e fajdeve u rrëmbyen prej tyre, Berisha e di mirë këtë); trafikun e marijuanës nga Shqipëria drejt Greqisë e Italisë (rreth 10 miliardë dollarë në vit); industrinë gjigande të pastrimit të parave (disa miliarda dollarë në vit); trafikun e armëve shqiptare të komunizmit drejt luftrave në Lindjen e Mesme, etj, etj…, deri tek instalimi i Bashës në Kosovë pas luftës… Bëhet fjalë për fitime përrallore që lobi grek i Amerikës nxjerr në Shqipëri prej 25 vitesh tashmë.

Berisha e Basha janë robotët e tyre me telekomandë, që sot i kanë hedhur në ferr për të shpëtuar interesat e mësipërme greke në Shqipëri, interesa që janë vënë në shënjestrën e Perëndimit nëpërmjet Vettingut.

Kujdes, 13 maji mund të synohet të kthehet në tragjedi prej tyre, duke goditur pikërisht lidershipin e protestës, për të ndezur revoltën./Pamfleti.com

 

PËRGJIGJU