Shkodra, qyteti ku politika bashkëjeton me krimin dhe ku njerëzit nga paniku i thonë derrit “dajë”

Shkodra, qyteti ku politika bashkëjeton me krimin dhe ku njerëzit nga paniku i thonë derrit “dajë”

Nuk kuptohet se si në Shkodrën demokrate, nga historitë e Berishës e Jozefinës dhe lidhjet e tyre me një vijë të dytë “të fortëve” të zonave, ordinerë që varjonin nga hajduti i xhepave deri te therjet poshtë b..ës duke sulmuar me presion, grushte dhe leva këdo që guxonte të shkelte vijën e demarkacionit të Partisë Demokratike u kalua në flirtimin e Partisë Socialiste me elementët më të rrezikshëm të botës së krimit, që nuk ndalen as para shfarosjeve në masë. Nga vitet 90 deri në fillimet e viteve 2000 Partia Socialiste në Shkodër përfaqësohej nga individë me vlera intelektuale dhe as nuk mund të çohej nëpër mend se takëme të këtij lloji mund të bëheshin ndonjëherë pjesë dhe aq më tepër t’u vinte dita për të drejtuar.

Kur filluan t’i hapeshin orekset përtej mundësive, Partia Socialiste vendosi t’u  hapë dyert profesorave të krimit. Ndërkohë që Partia Demokratike e kishte kuptuar që kjo kategori nuk sjell asgjë pozitive përveçse prish punë dhe e kishte celefonuar gati për në koshin e mbeturinave.

Partia Socialiste nën udhëheqjen e Fatos Nanos i doli për zot këtij eskremiteti publik, dhe jo vetëm i nxori nga plehu por i ricikloi në një formë të llahtarshme brenda jetës social-politike të Shkodrës, për t’ia pasuar më pas Edi Ramës, i cili përparoi në dhënien e statusit të vecantë për ta si kapedanë e gjeneralë  të Shkodrës, duke degjeneruar kështu cdo sistem të vlerave të kësaj zone. Realisht po të mbledhësh votat, kudo nëpër veri dhe të shohësh se cfarë ka fituar Partia Socialiste kupton që nuk ka ndryshuar asgjë me përjashtim të sistemit zgjedhor në 2009.

Proporcionali prodhon deputetë në bazë të numrit total të votave për qark, dhe i shpërndan deputetët më mirë se mazhoritari. Aty ku s’kishte fare deputet PD-ja, në ca zona të jugut, tani i ka, po kështu edhe PS-ja në veri. Mirëpo në Shkodër horat me spaleta e përvetësuan dhe e quajtën këtë fitore të tyren. Deri këtu s’ka asgjë të re, pasi hajduti ushqehet duke vjedhur, por i çuditshëm është naiviteti i treguar nga lidershipi i Partisë Socialiste, i cili për një gënjeshtër më shumë, një shpresë, një kërcënim më pak, ua fali Shkodrën bandave. U dha tendera, pushtet, leje ndërtimi, lekë krimi e liri, sa sot ata të sillen si karagjozë nëpër qytet duke sfiduar policinë, bllokuar qarkullimin dhe realizuar sparatorja në mes të qytetit. Qytetarët ndjehen më të pasigurtë se kurrë. Vlerat politike, intelektuale dhe qytetare janë zevëndësuar nga arroganca, dhuna dhe frika për jetën. Njerëzit ndjehen të braktisur, të pashpresë, të varfër pa shumë mundësi zgjedhjeje dhe nga paniku mësojnë t’i thonë “derrit dajë”.

Degjenerimi me i madh vleror po i ndodh sidomos të rinjve të zonave rurale të veriut, të cilët janë më pak të integruar me rregullat komunitare dhe kanë nevojë për shumë shembuj ndriçues në rrugën e tyre drejt civilizimit europian, që s’mund të jenë kurrsesi Tom Doshi, Agron Cela apo të ngjashmit e tyre. Ca përfaqësojnë këta njerëz përveçse abuzimin absolut që nga lejet e ndërtimit vend e pa vend e deri tek milionat e eurove që Edi Rama i jep Tom Doshit për t’i shitur varfanjakëve ilaçe me niseshte.

Si mund t’i blinin ndryshe këta dy entitete të shëmtuara të krimit nga 12 mijë vota, po të mos kishin milionat e abuzimeve te realizuara këto 4 vite me mbështetjen e vetë Edi Ramës.

Asnjë votë s’do merrnin po të mos e paguanin përpara, kush e kush më lart. E kuptoni c’do të thotë të blesh 24 mijë vota në një zonë ku votojnë 120 mijë zgjedhës, pra të kesh nën kontroll 20 % të votuesve, do të thotë të shkelësh më këmbë cdo standart të votës së lirë dhe ta kthesh Shkodrën në geto krimi. Edi Rama t’i vërë gishtin kokës dhe të kuptojë se kancere të tillë, sado periferikë qofshin, kur fuqizohen deri në këtë pikë nuk njohin limite.

Në këto kushte pretendimi i Edi Ramës për të ndërtuar shtet ngjan abasurd. Shteti fillon nga lufta me krimin, jo duke i dhënë mbështetje ekonomike, politike dhe juridike atij, siç po rezulton në Shkodër./Pamfleti.com

more recommended stories