Shqipëria nën ujë/ Rama mbledh Komitetin e Emergjencave, këshilltari i sigurisë: 23 shkolla të shkatërruara, nuk nis mësimi

Situata kaotike, Kryemistria sms në celularët e qytetarëve

Kryeministri Rama ka mbledhur për të raportuar për situtën në vend pas përmbytjeve Komitetin e Emergjencave të Kryeminsitrisë.

Këshilltari i kryeministri për mbrojtjen Sandër Lleshi gjatë mbledhjes ka bërë një pasqyrë të situatës së përgjithshme nga përmbytjet.

Ai ka theksuar se janë të paktën 128 mijë abonentë kanë mbetur pa energji elektrike, dhe po ashtu tha se janë 23 shkolla të cilat janë të dëmtuara dhe për pasojë nuk mund të nisin mësimin ditën e hënë.

Ndësa kryeminsitri Rama u shpreh se : Të gjithë kanë bërë një punë shumë të mirë ka rezultate shumë pozitive. Më shumë ka punuar OSHEE, e cila për fakt ke ka humbur një punonjës, që u nda nga jeta në krye të detyrës.

“Kemi qenë në një komunikim shumë të vazhdueshëm. Falë bashkëpunimit u kemi ardhur në ndihmë banorëve. 24orëshi i parë është punuar kënaqshëm. Kemi 5-fishaur prezencën tonë krahasuar me 2015. Kemi bërë dhe ndërhyrje emergjente. Sigurisht që ka nevojë për angazhim po ka nevojë për punë dit dhe natë për këdo. 24 orëshi i ardhshëm do të jetë njësoj si ky që kaluam,” deklaron ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka.

Për vështirësite dhe për problematikat ka folur edhe ministri i Brendëshëm Fatmir Xhafa. Ai kërkoi që të bëhet një analizë dhe hetim.

“Kanë qenë 24 orë të vështira, për shkak të bllokimit të disa rrugëve në vend. Kanë qenë të gjithë në shërbim të forcuar, dhe një gatishmëri të plotë. Dua të pohoj se kemi pasur një partneritet me Forcat e Armatosura ka qenë shumë i mirë dhe nëse vazhdohet kështu mund të përballojmë çdo situatë.

Dua të ngre një problem, lidhur me faktin që në shumë nga këto akse ka ndërtime të objekteve pa leje, ka ndërhyrje në shtratit e lumenjve. Mendoj që menjëherë pas kësaj situatë, duhet që të bëhet një vëzhgim në teren për të nxjerrë përgjegjësitë, për subjektet që kanë thyer ligjin”, tha Xhafaj.

Ndërsa minsitri Gjiknuri u shpreh se:  Siç edhe u prezantuar. Të gjitha strukturat kanë qenë në përballim të situatës dhe me kosto njerëzore. Fatmirësisht investimeve që kemi bërë, kanë parandaluar përmbytjet pasi hidrovorët punojnë. Fierza është mbyllur për të përballuar furnizimin e energjisë. Nga ana tjetër infrastruktura portuale është në punë dhe aeroporti është funksional. Për sa i përket infrastrukturës rrugore, falë ndërhyrjes së firmës kontraktore ka një përmirësim të situatës.

Përmbytjet/ Rreth 25 mijë telefonata për ndihmë,  flet kreu i policisë Veliu: Ja aksi më me probleme në Tiranë

Për përmbytjet dhe situatën kritike në Tiranë ka folur në studion e “News 24″ kreu i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu. Ai tha se ishim të përgatitur për një situate  të tillë, po ashtu u fokusuam në akset më problematike.

veliu

Drejtori i Policisë tha se gjendja i është kthyer normalitetit në kryeqytet pavarësisht se reshjet vazhdojnë papushim.

“Një situatë jo normale ka qenë me rezervuarin e Marikajve, ku rreth 1 të natës kemi shkuar atje dhe uji dilte mbi nivelin e digës e si pasojë kanali shkarkues nuk funksiononte në kapacitet të plotë dhe rrezikonte shpërthimin e digës që do ishte ngjarje e rëndë.

Policia e Shtetit ka evakuuar 200 qytetarë në qendrën City Park, që kishin shkuar dikush për të blerë apo punonjësit dhe arritëm që në 2 të natës t’i evakuojmë pa asnjë problem. Aty ka pasur gjysha me nipër, njerëz të moshave të ndryshme. Qendra Tregtare ndodhej si në liqen por me ndihmën e Forcave të Armatosura, ato erdhën në qytet me automjetet tona. Kishin disa orë që ishin në ankthin e pritjes.

Pjesa te Ura e Shkozës ku ka pasur prurje të shtuar të ujit dhe u bllokua rruga, rruga Sabaudin Gabrani, si dhe zona e Don Boskos, por falë punës së pandërprerë sot Tirana iu kthye normalitetit pavarësisht reshjeve që vazhdojnë pa pushim.

Bëmë të mundur çarjen e trafikndarësve duke çuar ujin nga një krah në krahun tjetër, pasi aksi që vije për në Tiranë ishte liqen, ndërsa aksi tjetër komplet i lirë. Arritëm që në 3 të natës ta zgjidhnim të gjithë problemin. E pamë të arsyeshme që duhet të merrnim vendimin për çarjen e trafikndarësve,” tha Veliu.

Emergjencat te Kryeministria: Situata e reshjeve vijon të jetë shumë e rënduar, kujdes…

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave prane Kryeministrise ka bere me dije edhe te dhenat e fundit te situates ne te gjithe vendin deri ne oren 16:00.

NJOFTIMI

Situata e reshjeve vijon të jetë shumë e rënduar.

Gjatë orëve të pas mesditës janë zhvilluar një mori operacionesh kërkim-shpëtimi kryesisht në Qarkun e Durrësit, Bashkia e Fushë Krujës. Në këto operacione janë angazhuar helikopterë të Forcave të Armatosura dhe mjete të tjera speciale. Ushtarët e Forcave të Armatosura kanë plotësuar misione shumë të vështira gjatë këtij procesi.

Gjithashtu, kanë filluar operacionet e evakuimit edhe në Qarkun e Vlorës dhe atë të Beratit, ku ekziston rrezik i dukshëm për përmbytje të mëdha.

Ka pasur rëndim të gjendjes në Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Berat, Vlorë, Fier, Shijak, Fushë Krujë, Kavajë, etj.. Kapacitete të tjera të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit janë nisur për në zonat më të rrezikuara, ndërkohë që janë shtuar edhe kapacitetet akomoduese në zonat e prekura.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave u bën thirrje qytetarëve të zonave prekura të vijojnë bashkëpunimin me autoritetet dhe të ndjekin me shumë kujdes njoftimet në mediat elektronike dhe në rrugët e tjera të komunikimit.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave garanton qytetarët dhe opinionin publik për gatishmërinë absolute të të gjithë sistemit kombëtar të përballimit të emergjencave dhe krizave si dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të prekur, të cilëve ende nuk mund tu jetë ofruar krejt mbështetja e nevojshme, për shkak të përparësive absolute që kanë pasur rastet e rrezikimit të jetës së qytetarëve. Të gjithë qytetarëve u bëhet thirrje të vijojnë si deri më tani bashkëpunimin dhe solidaritetin karakteristik shqiptar.

Komiteti adreson falënderime edhe për aktorët e tjerë politikë, publikë dhe mediatikë që janë solidarizuar realisht me përpjekjet e autoriteteve për përballimin e gjendjes.
Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave thekson se momentet e vështira që po kalojnë kërkojnë përqendrim tek shpëtimi i jetës dhe kujton se do të jetë faza e likuidimit të pasojave momenti kur do të ofrohet ndihma për lehtësimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave falënderon të gjithë operatorët privatë që janë angazhuar vullnetarisht në përballimin e situatës, ndër të cilët edhe operatorët e telefonisë celulare Vodafone.al, Telekom.al dhe Albtelecom, të cilët kanë marrë përsipër të përcjellin mesazhe informimi sms për qytetarët.
2
Si pjesë e këtij njoftimi vijon të mbeten instruksionet e dhëna në komunikatat e mëparshme lidhur me masat e sigurisë që duhet të kenë parasysh të gjithë qytetarët.

‘Të shmangim katastrofën”, Peleshi bën thirrjen e fundit për banorët nga ura mbi Vjosë

“Situate e jashtezakonshme dhe te shmangim katastrofen”. Me kete thirrje te forte u eshte drejtuar ministri i Bujeqesise, Niko Peleshi, gjithe banoreve te zones, qe te evakuohen me shpejtesi e te mos presim me. “sa me shpejt qe te jete e mundur ka thene ai”.

Apeli i Peleshit

Kemi ardhur ketu te ura e Mifolit mbi lumin Vjose per te pare situaten. Duhet ta them qe jemi ne kufijte kritike te nivelit te lumit Vjose. Nderkohe qe rreshjet do te vazhdojne dhe intesiteti pritet te rritet, niveli do te ngrihet.

Shpresojme qe te mbahet ne nivelin kritik dhe te mos e kaloje ate por duhet ta them per te gjithe banoret e zones te fshatit apo qyteteve perreth qe jemi prane kufijve te vitit 2015, pra parashikohet nje situate qe mund te jete shume kritike dhe duhet shmangur katastrofa.

Per kete arsye vleresoj momentin per tu bere thirrje te gjithe banoreve ne zonat prane brigjeve te lumenjve, te perrenjve prane derdhjes ne det te evakuhohen, te largojne bagetite. Nje proces qe tani ka filluar. Shtabi I emergjencave prane prefektures se fierit me bashkine e qytetit dhe gjithe forcat e tjera kane bere paralajmerimet e tyre. Ka filluar evakuimi dhe largimi I bagetive ne Darzeze, por situata do te perkeqesohet.

Po mundohemi ta mbajme ne kontroll dhe intensitet te plote hidrovorin e zones . te gjithe jane duke punuar. Jane te furnizuar me linja dyfishe te energjise elektrike, pra energjia elektrike eshte e panderprepre. Po punojne me kapacitet te plote , por kjo eshte nje situate e jashtezakonshme duhet ta pranojme.

Keshtuqe per te shmangur cdo eventualitet, cdo katasrofe, shikoni qe niveli I lumit Vjose eshtem mbi 6 m. Pra eshte niveli kritik. Duhet ti pergjigjemi dhe te komunikojme me numrin 112 per cdo rast emergjence qe eshte numri shtabit qendror te emregjences.ne do te vazhdojme te jemi ne gatishmeri, mjetet e bordit te drejtorise se ujitje kullimit jane duke punuar ne pikat kritike. duhet te pergatitemi per te shmangur dhe per te ruajtur mbi te gjitha jeten e njerezve dhe pastaj natyrisht edhe te gjese se gjalle qe duhet evakuar me shpejtesi. Tufat e bagetive, barinjte, duhet tiu largohen lumenjve, perrenjve, malore dhe derdhjes ne det sa me shpejt qe te jete e mundur.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave

Njoftim i orës 12:00

Situata e reshjeve ka vijuar të rëndohet sidomos në jug të vendit.

Autoritetet shtetërore po kanë vijuar përforcimin kapaciteteve njerëzore dhe teknike në zonat më të rrezikuara, kryesisht në pjesën e poshtme të pellgut të lumit Vjosë, qarqet Fier dhe Vlorë.

Kapacitete të tjera të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit janë nisur për në këtë zonë.

vjosa

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave u bën thirrje qytetarëve të zonave që preken nga daljet nga shtrati të lumit Vjosë të përgatiten për evakuim duke bashkëpunuar pa vonesa dhe pa hezitime me organet kompetente shtetërore. Pritshmëria e prurjeve në lumin Vjosë e bën daljen e tij nga shtrati çështje të pothuajse 4 deri 5 orëve.

Të gjitha kapacitet hoteliere dhe kapacitet e transportit publik e privat në qarqet Fier dhe Vlorë duhet të bashkëpunojnë për të marrë pjesë të organizuar në evakuimin e qytetarëve të prekur.

Shtabet e emergjencave në këto qarqe janë udhëzuar që, në zbatim të ligjit, të marrin masa për të angazhuar të gjitha kapacitetet publike e private në përballimin situatës.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave u bën thirrje të gjithë subjekteve private për të kontaktuar me shtabet përkatëse të emergjencës pranë prefekturave dhe për të vënë të gjitha kapacitet e tyre në shërbim të interesit të lartë publik, shpëtimit të jetës së qytetarëve që janë të rrezikuar nga përmbytja.

Si pjesë e këtij njoftimi vijon të mbeten instruksionet e dhëna në komunikatat e mëparshme lidhur me masat e sigurisë që duhet të kenë parasysh të gjithë qytetarët.

Thirrje Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave ju bën thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë situatës së reshjeve dhe përmbytjeve, duke pasur vëmendje sidomos në këto drejtime:

  • Kujdesi për jetën mbetet prioriteti i dorës së parë. Të gjithë duhet të shmangin sa më shumë të jetë e mundur udhëtimet në zonat e prekura nga reshjet, qëndrimin në afërsi të lumenjve e përrenjve, qëndrimin afër shtyllave apo objekteve të tjera të larta që mund të goditen nga shkarkesat elektrike etj..
  • Qytetarët që banojnë shumë pranë shtretërve të lumenjve, në afërsi të digave apo në zona që historikisht rrezikojnë përmbytje, duket të shtojnë kujdesin për jetën dhe të jenë në gatishmëri për të bashkëpunuar me strukturat e emergjencave civile në rast të nevojës për evakuim të përkohshëm.
  • Kërkohet të shmangen në maksimum udhëtimet në këmbë apo me automjete në zonat e prekura apo me rrezik të prekjes nga përmbytjet.

Një rrymë uji rreth me thellësi rreth 20 centimetra mund të rrëzojë një kalimtar, ndërkohë që një rrymë më thellësi prej 30 centimetrash mund të rrëmbejë automjetin tuaj gjatë udhëtimit.

  • Duhet të shmangen në maksimum kalimet në urat e lumenjve me prurje të shtuar dhe rryma të fuqishme.
  • Në situata rrymash të parapritura, duhet të kërkoni më shpejtësi një vend të lartë për t’u ruajtur.
  • Në se niveli i ujit në afërsi të automjetit tuaj rritet, por nuk lëviz, duhet të lini automjetin për të gjetur një vend më të lartë. Por, mos e braktisini automjetin për t’u futur në një rrymë të fortë uji.
  • Shmangni parkimin e automjetit në afërsi të lumenjve apo përrenjve gjatë reshjeve të rënda, pasi ato mund të përmbyten shumë shpejt.
  • Shmangni qëndrimin apo parkimin në rrugët që janë në buzë të lumenjve. Shpesh herë ujërat mund të gërryejnë bazamentin e rrugës, duke e bërë atë të rrezikshme.
  • Mbani të hapur radion apo televizorin për të marrë njoftimet që mund të jepen nga autoritetet kompetente.
  • Mbani në gatishmëri mjete e komunikimit, sidomos telefonat celularë, duke siguruar gatishmërinë e baterive;
  • Mbani në gatishmëri mjete të ndihmës së shpejtë, medikamente të domosdoshme, mjete ndriçimi etj..,
  • Futini në mjedise të mbyllura orenditë apo mjete të tjera që zakonisht i mbani jashtë. Mundësisht vendosini orenditë në pika të larta brenda shtëpisë për të parandaluar dëmtimin gjatë përmbytjeve;
  • Shkëputni sa më shumë pajisje elektrike nga rrjeti dhe mos i prekni ato nëse janë në lagështi ose nën ujë;
  • Kini kujdes nga goditjet elektrike që mund të vijnë nga rënia e telave të tensionit në pellgjet me ujë.
  • Njoftoni në numrin 112 apo në çfarëdo forme tjetër komunikimi për problemet që mund të keni.
Denonco
Loading...