Shuplaka e fortë ndaj Armando Dukës!

Shuplaka e fortë ndaj Armando Dukës!
Shuplaka e fortë ndaj Armando Dukës!


Nga Fatjon Baze

Armando Duka ka marrë një shuplakë të fortë ditën e sotme në zgjedhjet për tu bërë pjesë e Komunitetit Ekzekutiv në UEFA.

Duka i cili e kishte përgatitur festën pas fitores ku shumica e mediave ishin gati për të përcjellë me eufori triumfin e tij, ngelën me gisht në gojë.

Numri një i institucionit shqiptar arriti që të renditej në vëndin e 9-të, duke humbur me tre vota, çka ja bëri më të dhimbshme shuplakën e marrë.

Ai arriti që të bëjë një fushatë të fuqishme për të marrë këtë sukeses duke menduar se do t’i kuronte imazhin e tij në Shqipëri.

Por, nuk mund të bëhet një njeri si ai, anëtar i Komunitetit Ekzekutiv në UEFA.

Një përson që nuk i ka sjellë asnjë të mirë futbollit shqiptar.

Një njeri i cili këtu tek ne njihet vetëm për dallaveraxhi dhe marrdhënie të mira me presidentët e klubeve që janë dhe ortakë të tij.

Një njeri i cili e ka zhytur futbollin në kaos ku e përcakton vetë ai fituesin e kampionatit.

Një person që nuk i pëlqen futbolli i ndershëm, duke penalizuar qëllimisht ekipet që janë kundra tij për të mos i lënë të arrijnë objektivat.

Është një person që kërkon të marrë merita që nuk i takojnë aspak në lidhje me kualifikimin e kombëtares shqiptare në europian.

Është i vetmi president që 90% e mbështetësve të kombëtares nuk e shikojnë dot me sy, ku dhe për shkak të tij kanë bojkotuar mbështetjen ndaj kombëtares shqiptare për shkak të pabesive që ai i ka bërë.

Ndaj dhe UEFA i dha një shuplakë të fortë, pavarsisht shpenzimeve marramëndëse që ai bëri dhe mbështetjes mediatike të cilën ai e kontrollon në masë të madhe.

Tipa si ky dinë të fitojnë vetëm nën tavolinë dhe me pisllëqe!

Tipa si ky nuk e meritojnë një post në UEFA!

PËRGJIGJU