Sioni shkarkon Tramexanin, në pikëpyetje vazhdimësia e lojtarëve shqiptarë

Sioni shkarkon Tramexanin, në pikëpyetje vazhdimësia e lojtarëve shqiptarë

Gjatë kohës që Xhani de Biazi drejtonte kombëtaren kuqezi, ndihmësi i tij Paolo Tramexani, ndihmonte të gjente lojtarë të rinj shqiptarë në Eiuropë dhe është meritë e tij që ka bindur disa lojtarë, përfshi dhe Rei Manajn. Por si trajner Tramexani po dështon. Kështu, ka marrë fund aventura me Sionin e Zvicrës për trajnerin italian, Paolo Tramezzani. Ky i fundit u shkarkua nga detyra pas barazimit 2-2 përballë Luganos, në javën e 12-të të Superligës zvicerane.

http://new.pamfleti.com/skandal-ne-zvicer-ja-cfare-ben-presidenti-i-ekipit-te-lenjanit-e-tramexanit-video

“Klubi largon trajnerin nga drejtimi i skuadrës”, shkruhet në faqen zyrtare të Sionit. Aventura e Tramezzanit me Sion zgjati vetëm 16 ndeshje, duke përfshirë edhe dy përballje në Europa League dhe dy në Kupën e Zvicrës, aktivitete nga të cilat është eliminuar. Barazimi në shtëpi me ish-skuadrën e tij Luganon, që mban vendin e fundit në renditje, ka qenë goditja fatale për ish-numrin 2 të stolit kuqezi në kohën e Xhani De Biazit. Duhet thënë se pas kësaj lëvizje është në dilemë edhe e ardhmja e lojtarëve të Kombëtares tonë që ai kishte grumbulluar në skuadër, të tillë si Burim Kukeli dhe Ermir Lenjani. Pamfleti.com/