Skandali/ Petrit Vasili zhduk dy muaj para zgjedhjeve 300 byzylykë me vlerë 2 milionë euro. Dyshime për blerje fiktive

Skandali/ Petrit Vasili zhduk dy muaj para zgjedhjeve 300 byzylykë me vlerë 2 milionë euro. Dyshime për blerje fiktive

 

Ministrat e LSI janë me të vërtetë spektakolarë përsa i përket përvetësimit dhe vjedhjes së parave të shtetit. Ai, Petrit Vasili i urtë dhe i patëkeq, parimor dhe kritik ndaj qeverisë megjithëse ishte pjesë e saj, është bërë pjesë e një abuzimi të madh në Ministrinë e Drejtësisë ku qëndroi për pak muaj në krye të saj, pas shkarkimit të paardhësit të tij Ylli Manjani. Dhe pikërisht në muajt mars dhe prill të këtij viti ose ka qënë pjesë direkte e këtij skandali të përmasave të mëdha, me një dëm shtetit prej 2 milionë euro ose me lejen apo neglizhencën e tij është bërë një korrupsion i përmasave të mëdha, dhe spektakolar për nga mënyra e realizimit. Dhe vetëm një muaj e gjysmë para zgjedhjeve të 25 qershorit, duke treguar nevojën dhe “urinë” e madhe që kishte fushata e LSI për para.

Më konkretisht, janë 300 byzylykë për mbikëqyrje elektronike të të pandehurve me vlerë rreth 2 milionë euro që mungojnë në Ministrinë e Drejtësisë. Edhe pse ky institucion i ka paguar paratë dhe duhet ti kishte në inventarin e saj, Ministri teknik i Drejtësisë Gazment Bardhi thotë se këto pajisje të shtrenjta dhe me rëndësi të lartë, mungojnë.

Përmes një shkrese që mban datën 1 gusht, ministri u drejtohet kompanive që kanë fituar tenderin t’i kthejnë byzylykët, që mesa duket kanë shëtitur mes disa zyrave, të paktën shkresërisht, pasi ekzistenca e tyre fizike ngelet e paprovuar. Nga shkresa e ministrit kuptohet se Ministria e Drejtësisë ka marrë në muajin mars të këtij viti në shërbim këto byzylykë me kartë SIM dhe ja kaluar Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës, institucion i cili duhet t’i përdorte. Pikërisht në këtë pikë, fillon mjegulla e kësaj ngjarjeje të paprecedentë e me kosto të lartë për shtetin. Ministri Bardhi thotë se Shërbimi i Provës nuk ka respektuar procedurat ligjore të marrjes së dorëzim të kapitalit. Madje, me një veprim të dyshimtë, në 11 prill, Shërbimi i Provës përmes një akti dorëzimi që mban numër protokolli 834, ia ka dhënë sërish 300 byzylykët firmës prodhuese. Nuk dihet zyrtarisht se pse është bërë ky veprim dhe pse Shërbimi i Provës i ka dhënë kompanisë prodhuese të mbajë këto sende të kushtueshme që tashmë ishin pronë e saj. Në një komunikim që media ka pasur me Ministrinë e Drejtësisë, argumenti, edhe pse jo zyrtar, është se byzylykët ishin të pa kolauduar. Ndërkohë burimet brenda kësaj ministrie saktësojnë se hyrja dhe dalja në këtë ministri e byzylykëve është bërë vetëm përmes letrave, nuk ka pasur në asnjë moment hyrje dhe dalje fizike të byzylykëve, duke bërë vetëm shkëmbim letrash. Dhe duke lënë brenda dyshimin se ka pasur një blerje fiktive, vetëm për të nxjerrë paratë nga arka e shtetit, dhe për t’u ndarë me kompaninë e operatorëve prodhues. Por që gjithsesi do të zbardhet nga drejtësia. Tashmë, ministri teknik Bardhi i dërgon një kërkesë bashkimit të operatorëve prodhues, duke ju kërkuar që të sjellë pranë ministrisë byzylykët. Kompanitë refuzojnë të sjellin byzylykët, pasi thotë se akti i shitjes është kryer një herë, madje pretendojnë se ministri po ju bën presion. Në këto kushte, Bardhi paralajmëron kompaninë se po administron në mënyrë të paligjshme byzylykët që Ministria e Drejtësisë që i ka blerë. Për këtë arsye, Bardhi ka paralajmëruar se në rast të mos kthimit të 300 byzylykëve, çështja do t’i referohet Prokurorisë./Pamfleti.com