Skandali/ Zyrtarët e burgut të Krujës ‘iu hynë në hak’ edhe të vdekurve’, tjetërsojnë shkaqet. Denoncimi për vetëvarjen e të sëmurit mendor, që u deklarua si vdekje natyrale

Skandali/ Zyrtarët e burgut të Krujës 'iu hynë në hak' edhe të vdekurve’, tjetërsojnë shkaqet. Denoncimi për vetëvarjen e të sëmurit mendor, që u deklarua si vdekje natyrale

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur  në burgun e Krujës, ku i dënuari Fatos Hafezi , ka ndërruar jetë. Sipas mjekut dhe drejtorit të burgut  vdekja ka ardhur si pasojë  e një arresti kardiak. Mendohet se Hafezi  ishte një i dënuar që vuante nga problemet mendore. Burime për Pamfleti.com bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur me datë 05.11.2017, dhe ky është rasti i katërt i ndodhur në tre muajt e fundit në burgun e Krujës dhe nuk është marrë asnjë masë ndërshkuese ndaj drejtorit të burgut z. Abaz Lleshi.

Drejtuesi i këtij institucioni  z. Abaz Lleshi, ka fshehur ngjarjen duke e deklaruar se kishte vdekur si pasojë e një ataku në zemër.   

Dëshmitë dhe  eskpertiza mjeko-ligjore vërtetojnë se viktima është vetvrarë,  duke qënë që viktimës i janë gjetur shenjat e çarçafit përreth fytit.

Pas ngjarjes së  ndodhur në bugun e Krujës, këtij institucioni i është bërë auditim nga Ministria e Drejtesisë  dhe askush nuk u vu përballë kësaj përgjegjësie, ku  nuk u mor asnjë masë ndaj personave përgjegjës. Natën e kësaj ngjarje polic  shërbimi  ishte Dorian Cekani, ndërsa mjeku roje Ardian Kurti.

Tashmë u bë një javë nga kjo ngjarje e rëndë e ndodhur në burgun e Krujës dhe nuk  është marrë asnjë masë ndërshkuese. Lind pyetja, përse nuk është marrë asnjë masë ndërshkuese për mjekun Ardian Kurti që ka nxjerr të gabuar autopsinë? Po  ndaj drejtorit të burgut, zotin Abaz Lleshi i cili ishte në dijeni të ngjarjes së ndodhur në institucionin që drejton? /Pamfleti.com/