Skënderbeu humbet me Beshiktashin, dy gola u shënuan pa lidhje me lojën (video)

Skënderbeu humbet me Beshiktashin, dy gola u shënuan pa lidhje me lojën (video)

Skënderbeu nuk i ka punët mirë me turqit. Pëson dy disfata në tre ditë në përballjet me ta, fillimisht duke humbur 3-0 me Bursasporin e sot në drekë 3-2 me Beshiktashin. Në miqësoren e zhvilluam mes Beshiktashit dhe Skënderbeut, për skuadrën turke ka ndodhur një diçka e pazakontë. Në rastin e golit të parë të shënuar nga Mustafa Petkemek, mbrojtësi i skuadrës korçare, Jashanica, ndodhej i dëmtuar dhe të gjithë shokët e tij të të skuadrës ishin të shqetësuar për shëndetin e mbrojtësit, duke qenë inaktivë në fazën mbrojtëse.

Për këtë episod ka patur reagim nga futbollistët e Skënderbeut ndaj gjyqtarit, me pretendimin se nuk duhej vijuar loja. Goli natyrisht është konsideruar i rregullt, por futbollistët e Beshiktashit, të udhëzuar nga trajneri i tyre,  janë treguar “fair play”, teksa me rinisjen e lojës nga qendra, Ali Soëe ka avancuar i pashqetësuar nga kundërshtarët, duke barazuar 1-1. Më pas loja ka vijuar normalisht, me skuadrën turke që fitoi me rezultatin 3-2. /Pamfleti.com

Denonco
Loading...