Superprokurorja Rovena Gashi vë nën akuzë biznesmenin Namik Sadiku për të mbrojtur kunatin biznesmen dhe babain e saj. Ngre në këmbë Prokurorinë dhe Median

Prokurorja Rovena Gashi kërkesë KQZ-së: T'u hiqet mandati këtyre dy deputetëve

Rovena Gashi, e plotëfuqishmja e Prokurorisë së Përgjithshme, drejtoreshë e marrëdhënieve me Jashtë dhe që drejton strukturën e dekriminalizimit, me “kartabiankë” nga kryeprokurori Adriatik Llalla ka vendosur t’i vijë në ndihmë kunatit të saj biznesmen në Durrës. Jo për ti dhënë ndonjë dorë në biznesin e tij në qytetin bregdetar apo për ndonjë përfitim të momentit, por për të groposur kundërshtarin e tij në biznes, biznesmenin Namik Sadiku. Me të cilin ka një konflikt shumëvjeçar për një pallat. Ku dhe babai i Rovena Gashit mendohet se ka 13 hyrje në këtë pallat me shkallë të lartë konflikti.

Në këtë mënyrë superprokurorja Rovena Gashi i ka rënë shkurt: Sajon një skandal për biznesmenin Sadiku dhe menjëherë fillon hetimet nga ana e prokurorisë. Madje paguan dhe median për ta bërë publike, përmes kunatit të saj që dëmi të jetë akoma më i madh. Poker biznesmenësh me një superprokurore në mbështetje të tyre. Pas lajmit se Prokuroria e Përgjithshme ka nisur procedimin penal në adresë të tre gjyqtarëve, të Gjykatës së Apelit Durrës ka reaguar dhe biznesmeni Namik Sadiku.

Gjyqtarët, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno janë nën hetim për korrupsion pasiv nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pasi dyshohet se Sadiku, pronari i një kompleksi turistik në Durrës – u ka paguar një udhëtim për në Spanjë për të ndjekur ndeshjen Real Madrid – Barcelona. I kontaktuar nga BIRN, Sadiku mohoi kategorikisht se kishte udhëtuar bashkë me gjyqtarët në Itali dhe Spanjë si dhe akuzën se kishte sponsorizuar shpenzimet e tyre.

Sipas Sadikut, përkimi i datave të udhëtimit me ato të gjyqtarëve ishte krejt rastësore. Ai shtoi se gjatë këtyre udhëtimeve nuk ka pasur kontakt me gjykatësit e çështjes. “Unë nuk kam pirë as edhe një kafe me gjyqtarët. Më zvarrisin prej një viti e tetë muajsh në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pa asnjë provë”, i tha Sadiku “BIRN”. Sipas medias që është furnizuar nga superprokurorja Gashi, në kohën e udhëtimit drejt Madridit, Sadiku kishte të hapur një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

Më herët, dyshohet se relatori i çështjes, Kliton Spahiu dhe gjyqtari Petraq Dhimitri kishin udhëtuar në shoqërinë e Sadikut edhe në Itali. Konflikti gjyqësor lidhet me ndërtimin e hotelit 10 katësh të Sadikut në plazhin e Durrësit, në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Sadiku ishte paditur nga ish ortaku i tij në ndërtimin e kompleksit, Oliver Ushina që është dhe kunati i superprokurores Rovena Gashi, prej shkurtit të vitit 2012. Në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, çështja në fjalë është fituar nga paditësi Oliver Ushina. Ndërkohë, Gjykata e Apelit e ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë duke i dhënë të drejtë Sadikut.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, më 18 shkurt 2015, Ushina ka paraqitur një kallëzim penal në Prokurorinë e Durrësit, ku akuzonte treshen e gjyqtarëve se kishin marrë vendim në favor të Sadikut, pasi kishin përfituar prej tij dy udhëtime jashtë vendit./Pamfleti.com

Denonco
Loading...