Trump e pranon: Po, Rusia ndërhyri në zgjedhje!

Presidenti i zgjedhur Donald Trump e pranoi të mërkurën se Rusia ndërhyri në zgjedhjet e nëntorit, por tha se nëse Presidenti rus, Vladimir Putin e përlqen atë, ai e konsideron një gjë të tillë “një plus, jo një dobësi”.

Në konferencën e tij të parë për shtyp që prej thuajse gjashtë muajsh, zoti Trump, tha se edhe nëse Putin kishte mbështetur kandidaturën e tij, ndaj asaj të Hillary Clintonit, ai do të ishte më i ashpër me udhëheqësin rus në arenën botërore, kur të marrë detyrën javën e ardhshme.

“Me të vërtetë besoni se Hillary Clinton do të ishte më e rreptë se unë? Mos u tallni”, tha zoti Trump.

Ai mohoi të kishte ndonjë interes financiar në Rusi, duke thënë:

“Nuk kam biznese në Rusi, biznese të mundshme, nuk kam hua në Rusi”.

I pyetur lidhur me depërtimin kompjuterik, që zyrtarët e zbulimit amerikan besojnë se zoti Putin e ka autorizuar, zoti Trump tha se “ai nuk duhet ta kishte bërë një gjë të tillë”.

Trump: intel agencies “vital…” W/in 90 days, expects “major report” on hacking, calls US govt “the worst, #17, in terms of protection.”

Presidenti i zgjedhur denoncoi publikimin e njoftimeve se Rusia kishte grumbulluar informacion të papërshtatshëm për ta komprometuar atë.

“Mendoj se është e turpshme që një informacion i tillë u publikua. Është një lajm i rremë. Një gjë e tllë nuk ka ndodhur”.

Interesat e biznesit

Zoti Trump deklaroi para 250 gazetarëve se dy djemtë e tij, Donald Trump Jr. dhe Eric, dhe një nga drejtuesit e Organizatës Trump do të menaxhojnë interesat e tij të biznesit kur ai të bëhet president, më 20 janar.

“Ata nuk do të diskutojnë për to me mua. Unë po e kaloj plotësisht kontrollin në duart e tyre”, tha ai.

Konferencën e fundit për shtyp në korrik të vitit të kaluar, ai e filloi me kritika të forta ndaj kundërshtarit demokrat, zonjës Hillary Clinton për mungesë të konferencave për shtyp me gazetarët.

“Kanë kaluar 235 ditë që kur mashtruesja Hillary Clinton ka dhënë një konferencë për shtyp,” tha zoti Trump në atë kohë.

Shumica e presidentëve të Amerikës kanë dhënë konferenca për shtyp brenda pak ditësh pas fitimit të zgjedhjeve. Ndërsa Trump ka qenë aktiv në rrjetin social Twitter dhe ka bërë deklarata të shkurtra gjatë procesit të përgatitjeve të tij për të marrë detyrën më 20 janar, ai zyrtarisht nuk ka dhënë konferencë shtypi me pyetje dhe përgjigje për gazetarët./VOA

Loading...

Lini nje koment