U mburr se hetoi bandat,ja si ndryshoi Dritan Gina akuzat kundër grupit Çapja

U mburr se hetoi bandat,ja si ndryshoi Dritan Gina akuzat kundër grupit Çapja

Dritan Gina,ish-drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit që pak ditë më parë u shkarkua nga kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku u mburr në një konferencë për shtyp se shkarkimin e tij e lidhte me ndikimin politik dhe arsye kryesore Gina nënvizonte se kishte hetuar bandat kriminale të qytetit.

“Kombinews” disponon dokumenta që rrëzojnë euforinë e prokurorit aventurier se ka hetuar banda kriminale dhe hetimi i këtyre grupeve u bë shkak për shkarkimin e tij duke u zotuar se nuk do të lëshonte zyrën e drejtuesit të prokurorisë Elbasan.

Mirëpo dokumentat tregojnë se Gina nuk i ka hetuar siç pretendon bandat kriminale por u ka bërë qoka dhe favore anëtarëve të këtyre bandave.

Të gjithëve ju kujtohet ngjarja kur anëtarët e grupit Çapja kanë sulmuar me armë dy efektivë policie në Elbasan, të cilët fatmirësisht i shpëtuan plumbave.

Ngjarja tronditi qytetarët e Elbasanit pasi për disa minuta pati shkëmbim zjarri në mes të rrugës.

Në qershor të 2016 rreth orës 18:50, automjeti i markës “Mazda”, me targe AA411AU, ku udhëtonin punonjësit e forcave operacionale M.P dhe L.B,ka qënë në lëvizje në rrugën “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit, pasi kishin marrë detyrë për mbajtjen nën vëzhgim të anëtarëve të familjes Çapja.

Foto nga vendi i ngjarjes ku u qelluan me arme dy punonjesit e policise

Papritur ata janë sulmuar me armë nga persona që ndodheshin në një automjet tip “Benz-Merecedes” të blinduar me targë AA 0007 MZ në pronësi të Bledar Muçës.

Arjan Çapja pronari i hotel “Univers” në Elbasan dhe miku i tij Bledar Muça, person me precendentë penalë, u arrestuan nga forcat RENEA në qershor 2016, pasi siç u pretendua nga policia kishin sulmuar me armë dy efektivë policie, që ishin caktuar me shërbim vëzhgimi pranë lagjes së tyre.

Çapja deklaroi gjatë fazës hetimore se nuk ka qenë në vedngjarje por në shtëpi, dhe për pasojë çështja kundër tij u pushua. Ndërsa Muça në Gjykatën e Krimeve të Rënda pretendoi se kishin qëlluar dy efektivët e policisë, pasi kishte vënë re se ai po ndiqej prej tyre dhe kishte menduar se ishin hasmit e tij,duke vendosur ti qëllojë, pasi nuk ka parë asnjë shenjë identifikuese “Policia” tek ta.

“Kombinews” mëson se akuzat për Ardjan Çapjan janë pushuar nga prokuroria e Elbasanit, ndërsa hetimi ka vijuar vetëm për shtetasin Bledar Muça.

Muça ka shtuar në alibinë e tij se edhe tre personat që sulmuan anëtarët e fisit “Çapja” në Elbasan, ku shkaktuar tre viktima kanë qenë të veshur me uniforma policie.

Kjo alibi e Bledar Muçës gjeti mbështetje dhe nga Prokuroria e Elbasanit e cila vendosi ti ndryshojë akuzën Muçës nga “Vrasje me paramendim ndaj dy punonjësve të policisë” të mbetur në tentativë në “Vrasje së kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”-mbetur në tentative dhe “Armëmbajtje pa lejë”.

“Kombinews” mëson se dosjen penale e mori dhe hetoi drejtuesi i prokurorisë së Elbasan Dritan Gina dhe jo një prokuror i thjeshtë në këtë prokurori. Po Dritan Gina që pak ditë më parë u mbur se kishte hetuar bandat në qytetin e Elbasanit,ka ndjekur çështjen edhe në procesin e gjykimit, ku kërkoi me 1 vit e 6 muaj burg për të pandehurin Bledar Muça, që për pak sa nuk ekzekutoi dy efektivët e policisë.

Ndërkohë në pretencën e tij prokurori Dritan Gina kërkoi 3 vite burg për akuzën e armëmbajtjes pa lejë ndaj Muçës dhe në bashkim të dënimeve Gina i kërkoi gjykatës së Elbasanit dënimin me 2 vite burgim për Muçën njërin nga anëtarët e grupit Çapja. Muça u dënua nga gjykata e Elbasanit në 3 prill 2017 përfundimisht me dy vite burgim.

Pretenca e prokurorit Gina dhene para gjykates se Elbasanit

Denonco
Loading...