Ukrainasi bën namin në Sarandë, vjedh një shumë të madhe eurosh

Strukturat e Policisë së Hetimit të Krimeve në Sarandë nëpërmjet metodave speciale të hetimit, për kapjen dhe ndalimin e autorëve të cilët janë të përfshirë në vepra të ndryshme penale kanë arritur të bëjnë të mundur kapjen në kohë dhe ndalimin, në Aeroportin e Rinasit ku ka qënë duke u larguar nga Shqipëria shtetasin me iniciale O.K, 43 vjeç, banues në Ukraine.

Ndalimi i tij është bërë pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 10.08.2017, në një hotel në Lagjen ”Nr.1” , ku i ka vjedhur shtetasit I.P., 40 vjeç, banues në Sarandë, një shumë parash prej 8300 euro.

Gjithashtu këtij shtetasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia janë gjetur 32 prerje 50 euro, të cilat u sekuestruan ne cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Sarandë, për veprën penale ”Vjedhja” , të parashikuar nga neni 134 i Kodit penal. /Gazeta Express/

PËRGJIGJU