Vasil Ruci: Iku koha kur i bëhej “fresk” Dukës, kampionati duhet të jetë primar

Vasil Ruci: Iku koha kur i bëhej fresk Dukës, kampionati duhet të jetë primar

Legjenda e futbollit vlonjat dhe të Kombëtares, Vasil Ruci, ka lëshuar dhe një herë tjetër kritika për Armand Dukën si president i federatës së futbollit, duke kërkuar ndryshime. Ruci ka vënë theksin tek dobësia e kampionatit dhe faktin se kampionati duhet të marrë tani e tutje rol primar. Ai ka kujtuar dhe një herë tjetër se iku koha kur i bëhej “fresk” të parit dhe këtu ishte fjala për Dukën.

http://www.pamfleti.com/intervista-legjenda-e-futbollit-shqiptar-kritikon-duken-stadiumet-tona-bosh-dhe-arbitrat-jane-nje-bande-e-organizuar

“Bilanci më i mirë për t’u bërë pas 16 vitesh është të shohësh kampionatin shqiptar. Nuk mund të matesh vetëm me Kombëtaren pasi njerëzit shikojnë një ditë Kombëtaren dhe gjithë vitin kampionatin shqiptar. Duka duhet të ballafaqohet më shumë me kampionatin shqiptar të futbollit. Problemet janë të shumta dhe patjetër që duhet dikush që të ketë një filozofi tjetër për zhvillimin e këtij kampionati. Në radhë të parë duam kampionatin tonë pastaj të tjerat vijnë”, – u shpreh ai për “Report TV”.

Ruci vlerëson kandidaturën e Bashkim Finos, me bindje se ai do të bëjë punën, ndërsa nuk kursen ironinë ndaj lidershipit aktual në FSHF. “Në momentin që do ta udhëheqë këtë federatë nuk do ta udhëheqë i vetëm, do ta udhëheqë me të tjerët. Pra është kjo kryesi që do të marrë vendimet kryesore për vazhdimësinë e kampionatit për rregullimin e kampionatit. Besoj nëse do të jetë kështu do të jetë një kandidaturë e saktë dhe e mundshme. Ka ikur koha që t’i bëjmë fresk një të pari. Fresk duhet t’i bëjmë atij që bën punën dhe ai që bën punën që ka filozofinë për ta bërë këtë punë që spektatori të rikthehet në stadium. Gara duhet të ketë ligje dhe rregulla”, – shtoi Ruci. Një qëndrim tepër i fortë ky i Vasil Rucit, i cili shquhet si një zë kritik ndaj njeriut që ka prej 16 vjetësh në krye të futbollit, Armand Duka.

Denonco
Loading...