Vdekjet e 10 foshnjave, Mjeku i Maternitetit “Koço Gliozheni” i kundërpërgjigjet deputetit demokrat : Ju doktor i madh çfarë do i bënit një Polianomelie?

Vdekjet e 10 foshnjave, Mjeku i Maternitetit “Koço Gliozheni” i kundërpërgjigjet deputetit demokrat : Ju doktor i madh cfarë do i bënit një Polianomelie?

Deputeti i PD-së Bardh Spahia, ditë e djeshme ka alarmuar gjithkënd për kushtet e vështira të maternitetit “Koço Gliozheni”, ku ka ndodhur vdekja e 10 foshnjave.

Spahia tha se mungojnë inkubatorët dhe postet për oksigjenimin e fëmijëve, ndërkohë i menjëhershëm është reagimi i një prej mjekëve në pavionin e Neonatologjisë të “Koço Gliozheni”. Mjeku Agron Delilaj, i kërkon deputetit mos përhapë panik ndërsa jep sqarime edhe për vdekjen e foshnjave.

“Zoti Spahija përpara se të përhapni panik të pakuptimtë te popullata për përfitime të ulëa, në radhë të parë duhet të jeni njeri, pastaj mjek që te ju e vë në dyshim se jeni. Ju doktor i madh çfarë do t’i bënit një polianomalie kongenitale të ardhur nga Saranda, një bebi të lindur në Fier me anomali kardiake, një fetusi në një barre gemelare me transfuzion feto-fetal, një barre gemelare nga Rrogozhina 26 javë, apo tjetra po 26 javë nga Librazhdi. Doktor, një këshillë si koleg, bëhu me serioz dhe mos hap panik të kotë kur këto raste janë të pashpresa dhe në klinikat më të mira ndërkombetare”, – shkruan mjeku Delilaj.

Denonco
Loading...