Video/ “Ik o mos na ça b***ën”: Çfarë nuk u pa në prapaskenë me Edi Ramën dhe Ylli Rakipin, ndërsa jepeshin reklamat…

Video/ “Ik o mos na ça b***ën”: Çfarë nuk u pa në prapaskenë me Edi Ramën dhe Ylli Rakipin, ndërsa jepeshin reklamat…
Video/ “Ik o mos na ça b***ën”: Çfarë nuk u pa në prapaskenë me Edi Ramën dhe Ylli Rakipin, ndërsa jepeshin reklamat…

Debati i kësaj së enjte mes kryeministrit Edi Rama dhe Ylli Rakipit, ka qenë më i ndjekuri dhe i komentuari i kohëve të fundit.

Jo se u tha ndonjë gjë e madhe, por për shkak të batutave dhe përplasjeve të Ramës me Rakipin.

Përplasje që ka vazhduar edhe në prapaskenë, nërkohë që jepeshin reklamat.

Rama e mëson Rakipin se si duhet të sillet në emision, pasi kalon nga njëra temë në tjetrën dhe nuk i lë kohë të përgjigjet.

Lexo edhe:

  Rama: Meta e ka gabim. I jep motiv Bashës të qëndrojë në çadër

Kryeministri Edi Rama e ka paralajmëruar hapur aleatin e tij në qeveri Ilir Meta gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24, duke e ftuar të kërkojë mocion mosbesimi për të, në rast se nuk është i kënaqur nga bashkëqeverisja.

Rakipi: Pse nuk kërkon mocion besimi?

Rama: Nuk kam arsye ta kërkoj, edhe Ilir Meta ka thënë qeveri besimi nuk ka thënë që s’ka besim tek unë. Por nëse ai nuk ka, të paraqesë mocion mosbesimi

Rakipi: Kur je kaq i sigurt pse nuk e bën vetë?

Rama: Unë s’kam dalë të flak njeri Ylli

Rakipi: Flak gojët e këqija

Rama: Me gojët e këqija merreni ju, i amplifikoni

Rama: Meta e ka gabim. I jep motiv Bashës të qëndrojë në çadër

Kryeministri Rama tha ditën e sotme te Ylli Rakipi në  “News24” se ai mendon se PD-ja dhe LSI-ja do të marrin pjesë në zgjedhje.

“Unë nuk mendoj se PD-ja nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, po ashtu sikurse edhe LSI. Nuk mendoj se LSI nuk do të marrë pjesë në zgjedhje. Ky është mendimi im, qofsha gabuar!”, tha Rama.

“PD do të hyjë në zgjedhje siç hyri në Kuvend për vettingun. Kokën poshtë kartonin lart”, tha Rama.

Për Metën, Rama tha se po bën përpjekje siç e ka në natyre, për atë që mendon se është krizë. Por sipas tij, Meta e ka gabim, pasi “i jep zemer atyre te rrijne ne çader.

A do hyjë PS ne zgjedhje? Ja pergjigja e Ramës

Kryeministri Rama është treguar i prerë ditën e sotme te Ylli Rakipi në “News24” kur tha se PS do të marrë në zgjedhje edhe pa LSI-në dhe PD-në.

Ai tha se Shqipëria nuk mund të krahasohet me Korenë e Veriut. “Në Korenë e Veriut, ka vetëm një parti dhe të tjerat janë të jashtëligjshme. Këtu ka shumë parti dhe se cili ka të drejtë të garojë. Neve s’na pengon njeri të marrim pjesë në zgjedhje dhe do të marrim”, tha Rama.

PËRGJIGJU