Video/ Ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik kokaine, kapet 40-vjeçari me 3 mbiemra

Video/ Ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik kokaine, kapet 40-vjeçari me 3 mbiemra

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit. Besnik Çapja, pritet të ekstradohet drejt Italisë, ku e pret dënimi me 6 vite e 4 muaj burg, për, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe FNSH-në, kanë kapur dhe ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe ndalohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi: Besnik ÇAPJA, (alias Besnik BYLYKU, Kliton PRIFTI) 40 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Elbasan.

Kapja e këtij shtetasi i cili mbahej nën vëzhgim nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Elbasan, u bë në një pikë lloto – sporti në rrugën “Rinia”, në lagjen “Visarion Xhuvani” Elbasan. Ky shtetas më datë 28.11.2017, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali, pasi:

Autoritetet Gjyqësore në Torino, Itali, me vendim nr. SIEP 431/2017, datë 01.06.2017 e kanë dënuar me 6 vjet e 4 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale të “Pjesëmarrjes në Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 të Kodit Penal Italian dhe neni 73 i ligjit 309/1990. Gjatë periudhës 01.06.2011 deri në 16.11.2011, në Torino, Santena, ky shtetas ka qenë në cilësinë e anëtarit të organizatës kriminale me qëllim trafikimin e sasive të mëdha të drogës, të llojit Kokainë./ Pamfleti.com