Video: Mbyllet zyrtarisht çadra e PD, Basha mban fjalimin e fundit…por pa aleatët

Video: Mbyllet zyrtarisht çadra e PD, Basha mban fjalimin e fundit…por pa aleatët

Pas 3 muajsh, çadra po çmontohet duke i dhënë fund kështu protestës së opozitës dhe duke liruar bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Tani që themelet e republikës së rë janë mishëruar në marrëveshjen për dorëzimin e pushtetit të uzurpuar, ju fitimtarët e vërtetë keni një tjetër mision të madh në të gjithë Shqipërinë”.

Kështu ka deklaruar Lulzim Basha mbrëmjen e së enjtes ndërsa ka folur për herë të fundit në çadrën e ngritur në Tiranë që më 18 Shkurt.

Sikurse ishte paralajmëruar, ai vajti në çadër në orën 21:30 ku pritej nga dhjetëra mbështetës. Kreu i PD i është drejtuar selisë blu i shoqëruar nga militantët e fundit të mbetur në çadër. Gjatë fjalës së Lulzim Bashës binte në sy mungesa e krerëve të partive aleate.

Pas 3 muajsh, çadra po çmontohet duke i dhënë fund kështu protestës së opozitës dhe duke liruar bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.