Video/ Plas “gostia” në Shkodër! Tom Doshi në dorë të “magjypëve”

Video/ Plas “gostia” në Shkodër! Tom Doshi në dorë të "magjypëve"

Është e paqartë nëse Tom Doshi është në dijeni se shpërndarja e ushqimeve apo e çfarëdo lloj “dhurate” tjetër në fushatë zgjedhore është e paligjshme dhe e dënueshme nga ligji.

Por sërish diçka e tillë nuk e ka ndaluar atë që të “inskenojë” në Shkodër një festë gostie për qytetarët, duke premtuar, me zë dhe figurë se do të shpërndajë 400 pako për ushqime për komunitetin egjyptian.

Toshi shprehet se këtë gjest e bën për muajin e Ramazanit dhe pavarësisht nëse “përfituesit” e pakove do ta votojnë atë apo jo. Por sërish gjesti mbetet i dyshimtë dhe i kundraligjshëm.

Kujtojmë të gjithë lexuesit se praktika e shpërndarjes së pakove të ushqimit, miellit, parave apo ndonjë forme tjetër gjatë fushatës zgjedhore, është njëri ndër fenomenet që ka dëmtuar prej mëse dy dekadash zgjedhjet në Shqipëri.

Edhe pse këto zgjedhje janë ndryshe nga herët e tjera (sepse zhvillohen në ditën e Ramazanit), kjo koinçidencë nuk përbën një justifikim, për të dalë jashtë kuadrit ligjor.

Më poshtë video, ku Tom Doshi premton pakot e ushqimeve si dhe një tjetër video, ku këto pako janë duke u shpërndarë në Shkodër.