Video/Behgjet Pacolli: Me LDK-në koalicion, vetëm nëse unë jam kandidat për kryeministër

Video/Behgjet Pacolli: Me LDK-në koalicion, vetëm nëse unë jam kandidat për kryeministër

Pas rrëzimit të Qeverisë sot, me ç’rast edhe filloi numërimi i 45 ditëve brenda së cilave duhet mbajtur zgjedhjet, kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka folur për koalicionet para dhe pas zgjedhjes që ai planifikon të bëjë.

Pacolli ka treguar nëse deri më tani ka kontaktuar me partitë tjera për mundësinë e koalicioneve parazgjedhore.

Kreu i AKR’së bën të ditur nëse ka ndonjë parti me të cilën ai në asnjë rrethanë nuk pranon të shkojë në zgjedhje.

Pacolli ka shpjeguar se cili është qëndrimi i tij për Lidhjen Demokratike dhe cilat janë kushtet e tij për këtë parti, që do të mundësonin një marrëveshje mes tyre.

Ndiqeni videon e mëposhtme:

Lexo edhe:

Rrëzohet qeveria e Kosovës, vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditësh

Rrëzohet qeveria e Kosovës, vendi shkon në zgjedhje brenda

Me 78 vota për, Kuvendi miraton mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Mocioni i opozitës ka mbledhur votat e nevojshme për ta rrëzuar Qeverinë aktuale. Vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditësh.

Pas afërsisht tri orë diskutimesh dhe akuzave të ndërsjella, Kuvendi i Kosovës e ka mbështetur me 78 vota mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit Isa Mustafa.

Reklama

Sipas vlerësimeve të fundit, presidenti do të duhej që qysh nesër në konsultim me partitë parlamentare, të caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Përveç opozitës, rrëzimin e Qeverisë e ka përkrahur edhe partneri i koalicionit, PDK.