Vila e Ilir Metës në Gjirin e Lalzit do të jetë muzeu i korrupsionit pas reformës në drejtësi

Vila e Ilir Metës në Gjirin e Lalzit do të jetë muzeu i korrupsionit pas reformës në drejtësi
Vila e Ilir Metës në Gjirin e Lalzit do të jetë muzeu i korrupsionit pas reformës në drejtësi

Një simbolikë e nevojshme për të nënkuptuar se Shqipëria më në fund ka hyrë në rrugën e duhur, megjithëse vila e Metës s’do arrij të pasqyroj historinë galopante të korrupsionit shqiptar. Një gjyqësor i pavarur në Shqipëri punën më të vështirë s’do e ketë me krimin e rrugës sa me korrupsionin hata në politikë e gjyqësor. Në këtë aspekt, penalizmi i LSI-së mund të ngjaj me likujdimin e firmave piramidale të ’97-s, dhe Meta me Vehbi Alimuçën e “Vefas” (vetëm nëse kërkon strehim në Korenë e Veriut për të evituar Interpolin).

Pavaresisht se për shqiptarët e Shqipërisë sa më sipër tingëllon e pamundur, sepse prej dy dekadash korrupsioni u ka shtypur kokën keqas, sa tani s’besojnë më në ekzistencën e ndershmërisë, në fakt pikërisht kjo do ndodhë fill pas përfundimit të Reformës në Drejtësi. Çdo kush që jeton në Perëndim, dhe njeh forcën e drejtësisë së pavarur, e ka të qartë se në Shqipëri do ndodhë ekzaktësisht çfarë është shkruar në paragrafin e parë të këtij shkrimi.

Gjithçka do ngjajë me “gjuetinë e shtrigave”! Ata që kanë vënë para e pasuri duke shpërdoruar postin publik do ndiqen (e thënë figurativisht) si Hitleri ndiqte çifutët, do u “shkulen” deri dhe “dhëmbët e florinjtë” (kërkoj ndjesë që përdor këtë krahasim tragjik të historisë së njerëzimit).

Shqipëria po e vuan rëndë mungesën e kreditimit të huaj, se bota i frikësohet korrupsionit në vend. E thënë ndryshe, shqiptarët janë të varfër thjesht e vetëm se po mbahen peng nga të korruptuarit/Pamfleti.com

2 KOMENTE

  1. Po kur Rama te futet ne koalicion me Meten dhe te krijojne qeverine e re, a do te flisni perseri keshtu per Meten?
    Te gjithe nje top me m_t jeni!!!

PËRGJIGJU