Xhemail Pasmaçiu ndihmoi trafikantin turk të drogës Abdulselam Turgut të arratiset. Bleu gjykatat, arrest shtëpie te kthesa e Kamzës ortakut të tij turk

Xhemail Pasmaçiu, emri i vërtetë i të sajuarit Ylli Ndroqi nuk ka asnjë biznes që mund të mbulojë shpenzimet marramendëse të tij për dy televizonet, Ora News dhe Channel One. Shtuar këtu dhe shpenzimet marramendëse të djalit të tij bashkë me bashkëshorten armene dhe të gruas së vetë Xhemailit, e cila është bërë proverbiale përsa i përket shpenzimeve. Në këtë mënyrë ai e ka ndihmuar gjithnjë me ndonjë “lëndë të parë” që vjen nga Turqia, ku ka dhe lidhjet e e tij të drogës. Aq sa dhe ka vuajtur dënimin për trafik droge bashkë me bashkëshorten e tij në qelitë ngjitur, nën emrin e vërtetë Xhemail Pasmaçiu. Pasi ka vuajtur dënimin ai është kthyer në Shqipëri dhe pasi ka ndryshuar emrin në Ylli Ndroqi ka hapur biznesin e pijeve energjike, që janë vetëm në letër dhe në reklamat televizive të TV-ve të tij, por në asnjë prej tavolinave të shqiptarëve. Por zhvillimet në Shqipëri dhe ndjekja e gjurmëve të Xhemail Pasmaçiut nxorën në dritë një fakt tjetër: Ai kishte qënë në qeli bashkë me turkun trafikant Abduselam Turgut, dhe ky i dënuar për të njejtën akuzë, trafik droge. Lidhjet e tyre nuk janë ndërprerë dhe pas daljes nga burgu, pavarësisht se Xhemail Pasmaçiut (Ylli Ndroqit) i ndalohet hyrja në Turqi. Por vjen turku Turgut në Shqipëri dhe bën transfertat e drogës dhe të parave, derisa ra në duart e policisë shqiptare në vitin 2011. E cila e dërgon për ta dënuar, por Xhemail Pasmaçiu ndërhyn fuqishëm për ta nxjerrë atë nga burgu me një dënim sa më të lehtë dhe për ta ndihmuar më pas që të arratiset nga Shqipëria. Ortaku turk mund të zbërthehej dhe vendi i Pasmaçiut (Ndroqit) ishte ne burg. Abdulselam Turgut, turku per te cilin Gjykata e Larte vendosi arrest shtepi per 40 dite, rezultoi te ishte i denuar me 1.6 vite burg nga Gjykata e Shkalles se Pare per akuzen e largimit te burgosurit nga vendi i qendrimit. Vendimi per denimin e tij me 18 muaj burg ne mungese ishte dhene nga gjyqtaria Antonela Prendi dhe se Turguti nuk kerkohej vetem nga drejtesia Gjermane por edhe nga drejtesia Shqiptare e cila e shpalli ne kerkim nderkombetar turkun e arratisur. Sipas vendimit te gjykates Abdulselam Turgut pas lirimit nga gjykata e Apelit ka qendruar ne hotel “Princ” te Kthesa e Kamzës prej nga më pas është larguar duke mos u arrestuar sot e kësaj dite.

Në vendim thuhet se Turgut duhet të vuaje denimin në një burg të sigurisë së zakonshme ndërkohë që vendimi i Gjykatës së Lartë bie në kontradiktë me të duke urdhëruar masen e caktimit arrest në shtëpi për 40 ditë në një kohë kur për Turgut ka një vendim dënimi me 1.6 vite burg.

Telenovela e kësaj çështje duket se ende nuk ka përfunduar pasi avokati mbrojtës i Turgut e kishte apeluar vendimin e dënimit duke ia dhënë mundësinë sërish Apelit për tu shprehur rreth arratisjes së turkut Abdulselam Turgut.

Sipas vendimit të gjykatës me 28 mars 2011 është urdhëruar thirrja e të pandehurit Abdulselam Turgut në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Tiranë me qëllim marrjen e pëlqimit për ekstradimin e tij drejt Gjermanisë duke e njoftuar në adresën ku i pandehuri sipas vendimit të Gjykates së Apelit Tiranë nr.118 dt 04 mars 2011 qëndronte në kushtet e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”.

Nga procesverbali i dt 29 Mars 2011, “Për njoftimin e shtetasit të lirë” ka rezultuar se shtetasi turk Abdulselam Turgut në mënyrë të paligjshme ishte larguar nga banesa ku qendronte në kushtet e arrestit në shtëpi. Verifikimi është kryer nga oficerët e policisë gjyqësore të cilët pasi kanë shkuar në pallatin 10 katësh të ndodhur te “Kthesa e Kamzës” prapa karburant Urani përballë “Spitalit Hygea” kanë konstatuar se në katin e 8 të pallatit kishte 4 hyrje nga të cilat hyrja nr.1 ishte bosh ndërsa në tre hyrjet e tjera banonin familjarë. Rezultoi e provuar gjatë gjykimit se i pandehuri Abdulselam Turgut kishte lidhur një kontrate qeraje nr.4701 Rep dt 31 dhjetor 2010 me shtetasin Gjin Pjetri për marrjen me qera të apartamentit pronësi e tij me siperfaqe 126 5 m2 të ndodhur në katin e tetë të godinës te Kthesa e Kamzes.

Kjo kontratë është paraqitur gjatë gjykimit ne Gjykatën e Apelit Tirane dhe është sekuestruar ne cilësinë e provës materiale. Ekzistenca e kësaj kontrate konfirmohet dhe nga kqyrja e rregjistrit noterial te noteres Mimoza Shehu. Ndërsa nga raportet e shërbimit të datës 30 mars 2011 i mbajtur nga Kryeinspektori i zonës ishte konfirmuar se i pandehuri Abdulselam Turgut për një periudhë prej 8 ditesh ka qendruar tek “Hotel Princ” te kthesa e Kamzës. Ndërkohë që Gjykata e Lartë shtyu për në shtator të vitit 2011 kërkesën e prokurorisë për të kthyer në burg shtetasin turk Abduselam Turgut, adresa e të cilit nuk dihet edhe pse ai u la në arrest shtëpie nga Gjykata e Apelit, që në muajin mars. Procesi i vleresimit te mases se sigurimit u shty sërish për mungesë të avokatit mbrojtës. Pavarësisht se ishte te kthesa e Kamzës në arrest shtëpie, asnjëherë nuk u verifikua zbatimi i vendimit të gjykatës dhe nëse turku Turgut ishte në këtë shtëpi. Policia më vonë konfirmoi se shtetasi turk Abduselam Turgut, i kërkuar nga drejtësia gjermane për trafik droge është larguar nga Shqipëria me pasaportë të rreme, dy javë pasi Gjykata e Apelit në Tirane e liroi nga burgu.  Policia deklaron se nuk është vënë në dijeni nga gjykata për këtë vendim dhe as për adresën që ai kishte paraqitur dhe se historinë e ka mësuar nga media. Policia zotëron foton e pasaportës së bllokuar, ndërkohë që burimet tregojnë se 44-vjeçari turk ka dalë nga Shqipëria nepërmjet Rinasit.

Burimet thanë se Abduselam Turgut në kohën që mjetin e identifikimit e kishte të bllokuar për shkak të arrestit shtëpiak që shpalli Gjykata e Apelit, ai posedonte një pasaportë të dytë, por me identitet tjetër me të cilën ai është arratisur nga Shqipëria.

Sipas burimeve turku është larguar dy javë pas vendimit te Gjykatës së Apelit e cila ndryshoi masën nga arrest me burg në arrest shtëpie. Bëhet e ditur se ai ka dalë nga Shqipëria me një grua kurde, Elif Katil 33 vjeçe, nënë e një fëmije. Me kete grua, i kërkuari nga drejtësia gjermane për trafik droge, kishte jetuar në një hotel, për dy jave, nga dita kur mori arrestin shtepiak dhe jo në një apartament sikurse i kishte deklaruar gjykatësve.

Qendrimi i tij në hotel ka zgjatur deri në 17 mars. Shtetasi turk i kishte dhënë gjykatës si adresë apartamenti, thjesht “Kthesën e Kamzës’, por sipas policisë, ajo nuk është njoftuar nga gjykata për ndryshimin e masës së sigurisë, në menyrë, që policia ta vinte në mbikëqyrje dhe informacioni se turku ishte liruar e kishte marre nga media pas te cilës ishte vënë në kërkim të apartamentit misterioz tek “Kthesa e Kamzes”, në Tirane.

Pas publikimit te ketij rasti KLD-se njoftoi se do te verfikonte rrethanat e marrjes se ketij vendimi, por te pakten zyrtarisht ende nuk ka nje konkluzion te ketij verifikimi. Nderkohe mesohet se inspektore te KLD-se kane nisur edhe ne Gjykaten e Vlores verifikime pas publikimit ne media te nje vendimi te kesaj gjykate e cila konvertoi denimin e nje te denuari ne Itali nga 20 ne 6 vjet burg

Deri më tani kur kanë kaluar mbi gjashtë vite nuk ka asnjë sinjal nga KLD për veprime ndaj gjyqtarëve që liruan turkun Turgut, por asnjë thirrje për ortakun e tij të drogës Xhemail Pasmaçiu. I cili i siguroi jo vetëm një largim të qetë, por dhe me ngarkesën e radhës të drogës jashtë vendit./Pamfleti.com