Ylli Ndroqi alias Xhemail Pasmaçiu çon në gjykatë “Pamfleti.com”. Caktohet gjyqtari, ende nuk është lajmëruar i padituri

Ylli Ndroqi alias Xhemail Pasmaçiu çon në gjykatë “Pamfleti.com”. Caktohet gjyqtari, ende nuk është lajmëruar i padituri

Pronari i televizionit Ora News, i prodhimit të pijeve energjike, i një miniere me koncesion bashkë me Ilir Metën në Bulqizë, i koncesionit për ndërtimin dhe shfytëzimin e portit të jahteve në Durrës, Ylli Ndroqi kërkon lekë nga botuesi i “Pamfleti.com” Gjergj Zefi.

Më konkretisht, Ylli Ndroqi e ka hedhur në gjyq drejtuesin e medias online për shkaktim dëmi (Neni 608-654), dhe për pasojë do të kërkojë dhe dëmshpërblim nga botuesi Gjergj Zefi.

Padia e Ndroqit ndaj Zefit ka kohë që është depozituar me sa duket dhe është zgjedhur përmes shortit dhe gjyqtari i çështjes që është Arben Kostandini.

Por ajo që vlen të evidentohet, nuk është fakti se përse Ylli Ndroqi ka bërë padi ndaj Gjergj Zefit, botues i “Pamfleti.com”. Eshtë e çuditshme që në kundërshtim me ligjin, Zefi nuk është lajmëruar për këtë padi, për përzgjedhjen e gjyqtarit dhe për tërë procesin në ngarkim të tij. Ai është njohur me padinë e Ndroqit vetëm falë informacionit që i kanë dhënë kolegët e tij gazetarë, që mbulojnë sektorin e kronikës dhe gjykatën në mediat ku punojnë. Të cilët kanë parë dhe padinë në fjalë.

I pyetur rreth procesit në fjalë editori i “Pamfleti.com” Gjergj Zefi thotë: “Jam i lumtur që përballem me eksponentë të krimit që sot kanë vënë kollare dhe duan ti imponohen publikut si puritanë, “minarja në thes nuk futet”… Ai (Xhemail Pasmaçiu) nuk la gur pa luajtur dhe kërcënim pa më bërë, nuk la njeri pa më futur që të bëjë pakt, por unë pakt me djallin (mafian) nuk bëj…/Pamfleti.com