Zbulohet identiteti i 54-vjeçarit të aksidentuar nga deputeti i PDIU

Mëngjesin e ditës së sotme deputeti i PDIU, Aqif Rakipi përplasi një shtetas 54-vjeçar emri i të cili është zbuluar.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, përballë me tregun ushqimor.

E ndërsa viktima është Seit Sorra 54-vjeç i ka prerë rrugën makinës së deputetit, tip Benz me targa AA002 CY.

54-vjeçari ka qenë duke ardhur nga Durrësi në Tiranë dhe sapo ka zbritur nga një furgon ka tentuar që të kalojë rrugën jo në mbikalim por në autostradë, kur është përplasur për vdekje nga makina e deputetit, ai ka qenë tregtar i zonës.

/Shekulli