Zbulohet laboratori më i madh e më i sofistikuar i kanabisit në Angli, 3 shqiptarë vihen nën pranga

Zbulohet laboratori më i madh e më i sofistikuar i kanabisit në Angli, 3 shqiptarë vihen nën pranga

Policia në Stefordshajër, në Angli, ka zbuluar një nga laboratorët më të mëdhenj e më të sofistikuar të kanabisit në vend. Oficerët britanikë kanë bastisur një fermë, ku kanë konstatuar kultivimin e lëndës narkotike, vlera e të cilës llogaritet në 1.5 milion sterlina.

Tre persona janë arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa tre të tjerë pas një kërkimi të policisë në zonë. Personat në fjalë, mosha e të cilëve varion nga 17 në 44 vjeç, janë vendas dhe shtetas shqiptarë. Ata janë dërguar në qelinë e komisariatit më të afërt të policisë.

Inspektori Richard Meaden, drejtues i komisariatit në jug të Stefordshajërit, deklaroi se hetimi është ende në fazat e hershme. “Megjithatë mund të konfirmojmë se 3.100 bimë kanabis janë sekuestruar, të cilat do të sillnin fitime deri në 1.5 milion paund”, tha Meaden.

Oficeri i lartë konfirmoi se bëhet fjalë për laboratorin më të madh e më të sofistikuar të kanabisit të gjetur ndonjëherë dhe shprehu kënaqësinë e tij që kjo sasi lënde narkotike po hiqej nga rrugët.

https://twitter.com/i/web/status/938387732363186176