Zgjedhja e kryeprokurorit/ Pas SHBA edhe BE rrëzon PD: Të zgjidhet Prokurori i Përkohshëm

Zgjedhja e kryeprokurorit/ Pas SHBA edhe BE rrëzon PD: Të zgjidhet Prokurori i Përkohshëm

Pas ambasadës së SHBA në Tiranë ka reaguar edhe delegacioni i Bashkimit Europian për çështjen e zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të Shqipërisë. Zyra e BE në Tiranë kërkon nga Kuvendi që të nisë procedurat për zgjedhjen e prokurorit të ri, të përkohshëm në përfundim të mandatit të Llallës.

Ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon dispozita të qarta transitore – siç konfirmohet nga EURALIUS dhe OPDAT në opinionin e tyre në Kuvend. Ne e ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit” thotë BE.