Zgjedhjet e munguara, e diela sot në Kavajë, flasin qytetarët

Zgjedhjet e munguara, e diela sot në Kavajë, flasin qytetarët

E diela e ka gjetur Kavajën në një klimë të qetë politike dhe qytetare.

Tërheqja e kandidatit nga Partia Socialiste solli shtyrje të zgjedhjeve që priteshin që të mbaheshin më 7 Maj. Sot në Kavaje pritej një proteste e thirrur nga opozita që sipas tyre do të ishte masive.

Asgjë nga këto nuk ndodhi.

Sot qetësia vihet re edhe në rrugën e qytetit nga prania e pakët e qytetarëve, që vazhdojnë axhendën e tyre të patrazuar nga zhvillimet politike që priteshin. Edhe forcat e pakta policorë janë dëshmi e situatës së qetë dhe nën kontroll.

Disa shprehen se ishin të frikësuar nga rrëmujat dhe përplasjet që priteshin të ndodhnin këtë të dielë, kurse te tjere pohuan se asgje nuk do të ndodhte pasi kavajasit po i prisnin qetë keto zgjedhje.

Qytetari: Nuk e meriton populli i Kavajës këtë gjë

Gazetari: Meqënësi i bën politika, keni ndonjë apel për politikën?

Apeli im është ky, që të ulen në tavolinë pa kushte, aty të ulen dhe të diskutojnë se çfarë do të bëhet vendi dhe Kavaja.

­­­

Qytetari: Kavaja është djepi i demokracisë, në Kavajë ka lindur demokracia. Në Kavajë ishim përgatitur të votonim ashtu siç kemi votuar gjatë gjithë këtyre viteteve.

Gazetari: Është djepi i demokracisë, po u është mohuar e drejta kryesore e ushtrimit të votës…

Po është e vërtetë, por ne besojmë tek kryeministri ynë. Kavaja është me PS, ka zgjedhur drejtimin e duhur. Kavajën nuk e ndal dot asnjë forcë e huaj, asnjë forcë jo demokratike.

Sot është një ditë normale për të gjithë qytetarët e Kavajës. Para pak vitesh Kavaja ishte një fshat i madh, ndërsa sot është një qytet shumë i bukur. Po kthehet në një atraksion turistik. Forca të ndryshme ndoshta nuk duan që ne të ecim përpara, por ne siç e thashë kemi zgjedhur drejtimin e duhur.

­­­

Gazetari: Cila është arsyeja që solli shtyrjen e zgjedhjeve?

Qytetari: Nuk di ta them me saktësi, mendoj se ishte një tërheqje e Ramës, ne e pranuan.

Gazetari: A ishin të bindur qytetetarët që të dilnin të votonit, duke qenë se ishe pjesë e fushatës së Shehit?

Qytetari: Qytetarët ishin të bindur se nuk ka pasur asnjë forcë që t’i ndalte ata të votonin.