Zgjedhjet, jehonë në shtypin zvicerian: Rama, piktori që do të udhëheqë Shqipërinë drejt BE-së

Zgjedhjet, jehonë në shtypin zvicerian: Rama, piktori që do të udhëheqë Shqipërinë drejt BE-së

Jehona e fitores së thellë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e përgjithshme të ditës së djeshme është reflektuar edhe në mediat zvicerane.

E përditshmja “24 Orë” e Lozanës publikoi ditën e sotme një artikull të gjatë, në të cilin shkruhet se si një “piktor do të udhëheqë vendin e tij drejt Bashkimit Europian”, raporton lexo.al.

“Një student i Arteve të Bukura dhe një pro-europian i vendosur, Kryeministri Rama është duke arritur një fitore të thellë në zgjedhjet e përgjithshme”, shkruan në hyrje e përditshmja.

Ky është teksti i plotë i gazetës zvicerane, të cilën mund ta lexoni edhe në gjuhën e saj origjinale, në frëngjisht, në linkun – http://www.24heures.ch/monde/peintre-veut-mener-albanie-lue/story/22585089

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është një artist që rastësisht qëlloi të përfshihej në politikë. Një pro-perëndimor i vendosur, objektivi i tij kryesor është që të mundësojë anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Europian. Fitorja e thellë që po rajëvizohet në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës, i jep një shans të përkyer për të çuar përpara këtë ambicje.

Modernizimi i vendit

“Shqipëria është atdheu ynë dhe Europa e ardhmja jonë”, tha Rama duke perifrazuar presidentin francez, Francois Mitterand, pak ditë pasi mkori pushtetit në korrik 2013. “Është një vend me një të shkuar të vështirë, më të vështirën ndër të gjithë vendet komuniste, por që ndryshon ditë pas dite dhe është i vendosur të kapë vonesën, duke u shndërruar një ditë në një vend të denjë për familjen e vendeve europiane”, thonte Rama, këtë herë më pak se një vit më parë.

Ky ish-student i Akademisë së Arteve të Bukura në Paris në vitet 1990, që ende stolis me lapsa zyrën e tij, nisi karrierën e tij politike fill përpara rënies së regjimit komunist të Enver Hoxhës në fund të viteve 1980. Rama kishte një ambicje: modernizimin e vendit të tij me 2,9 milionë banorë, për ta bërë atë një ditë një vend të denjë europian. Shqipëria është një vend kandidat për anëtarësimin që prej vitit 2014.

I lindur në vitin 1964, gjatë një prej diktaturave më të egra të botës, djali i një skulptori dhe i një doktoreshe, Edi Rama nuk rresht së përsërituri se “Bashkimi Europian është mbi të gjitha një projekt kolektiv paqe dhe begatie”.

I fuqizuar nga vizioni i një Europe faktor paqtimi në Ballkan, ky burrë shteti i konsideruar shpesh si autoritar në vendin e tij, u shndërrua në kryeministrin e parë shqiptar që vizitonte Beogradin pas më shumë se shtatë dekadash. Homologu i tij serb, Aleksander Vuçiç, i ktheu vizitën vitin pasardhës.

Flokë dhe mjekër e ruajtur me brisk, shtatlartë, i dashuruar pas basketbollit, Edi Rama thotë se synon që ta bëjë Shqipërinë “një vend modern, ku të sundojë ligji”. Ai imponoi me forcë, në verën e vitit 2016, një reform në sistemin e drejtësisë, e cila do të nxjerrë jashtë sistemit të gjithë gjyqtarët e korruptuar. Ai është zotuar që ta çojë deri në fund këtë reformë gjatë mandatit të tij të dytë.

Partia Demokratike e krahut të djathtë, e rreshtuar pas figurës tuteluese të Sali Berishës, e ka sulmuar me forcë për lidhje të tij me krimin e organizuar dhe për aferat korruptive të personave të tij të afërt. Këtyre akuzave, Rama u është përgjigjur vazhdimisht se është i gatshëm të largohet menjëherë nga jeta politike, nëse dikush do të jetë në gjendje që të provojë se ai është i përfshirë në korrupsion.

Për Sali Berishën, Edi Rama është më shumë se një kundërshtar politik. “Ai u shndërrua në një armik kur në 21 janar 2011, “partizanët” e tij tentuan të rrëzonin me forcë qeverinë”, thotë nga ana e tij Berisha, një figurë historike e së djathtës.

I bindur se iu privua fitorja përmes manipulimit të zgjedhjeve në 2009-n, Edi Rama, një orator i spikatur, arriti të zbriste në rrugë së bashku me mbështetësit e tij në një seri protestash të zgjatura. Në një nga këto protesta, katër persona u vranë nga Garda e Republikës, e cila hapi zjarr ndaj protestuesve. Pak kohë më pas, socialistët erdhën në pushtet.

Rivaliteti midis këtyre dy personave daton që në vitet 1990, kur Edi Rama u largua nga Lëvizja Rinore anti-komuniste, duke akuzuar Berishën se po tregohej oportunist dhe se po tradhtonte idealet e kësaj lëvizje për hir të pushtetit. “Dueli i tyre është frut i konfrontimit të dy vullneteve, dy krnearive, dy personaliteteve krejtësisht të ndryshme, që luajnë mbijetesën e tyre në një skenë politike konfliktuale, të shënjuar nga komunizmi 50-vjeçar dhe një tranzicion i vështirë”, përkufizon analisti politik Aleksandër Çipa.

Edi Rama u bë i njohur ndërkombëtarisht atëherë kur, në krye të Bashkisë së Tiranës (2000-11), arriti të ndryshonte ngjyrat e zymta të ndërtesave të kryeqytetit, me një shumëllojshmëri ngjyrash të ndezura. Inciativa e ndërmarrë në atë kohë bëri që Ramës t’i thurreshin elozhe nga shumë media ndërkombëtare.

Edi Rama e ka shndërruar artin në një instrument të komunikimit politik. Ai nuk heziton që të prezantojë punimet e tij në shumë prej ekspozitave ndërkombëtare të artit. “Kisha plane të tjera në mendje, jo politikën”, thotë ai, “por përgjegjësia e të drejtuarit qeverinë e vendit tënd është nderi më i madh që mund të kesh në jetë. Unë jam një artist, që shërbej si Kryeministër i Shqipërisë”, thotë ai me krenari. /Shqipëroi, Lexo.al


Loading...

Loading...
Loading...