Zgjedhjet në FSHF/ Gazetari sportiv Ed Ilnica: E turpshme që lojtarët e Kombëtares bëjnë fushatë pro Dukës

Zgjedhjet në FSHF/ Gazetari sportiv Ed Ilnica: E turpshme që lojtarët e Kombëtares bëjnë fushatë pro Dukës

Gazetari sportiv Eduard Ilnica, redaktor në “Telesport”, i pranishëm në studion e emisionit “Repolitix” në “Report TV”, kritikoi ashpër lojtarët e skuadrës kombëtare që po zënë radhë kush e kush më parë të mbështesë kreun aktual të federatës Armand Duka. Një qëndrim i pakuptimtë dhe histerik krejt jashtë natyrës së futbollistëve. Hamdi Salihi, Andi Lila, Ansi Agolli etj, por edhe ish-lojtarë si Edvin Murati, apo dhe teknikë të ekipeve kombëtare si Alban Bushi etj, të gjithë në rresht duke mbështetur Dukën. Sipas Ilnicës, është e turpshme që lojtarët të përfshihen në garën për kreun e FSHF-së.

“Nuk e kuptoj “fushatën” që kanë nisur disa lojtarë të kombëtares apo edhe trajnerë të ekipeve kombëtare për të mbështetur kandidaturën e Armand Dukës në krye të FSHF-së. Përshembull, përse Alban Bushi që është trajner i Shpresave, mbështet hapur kandidaturën e Dukës për president të FSHF? Gjithashtu është e pakuptimtë që Andi Lila apo Ansi Agolli dalin hapur në mbështetje të Dukës. Përse lojtarët duhet të përzihen në këtë garë? Kjo gjë është e turpshme. Çfarë do bëjnë këta nëse Fino do të zgjidhet president i FSHF-së?  A do ketë paragjykim në këtë pjesë? Pra, mbështetja e lojtarëve apo trajnerëve të Kombëtares është e gabuar”, tha kryeredaktori i “Telesport”, Eduard Ilnica në emisionin “Repolitix” në “Report TV”. Sjellja e disa lojtarëve të Kombëtares, me të vërtetë është e pahijshme, për të mos thënë e pështirë, pasi një futbollisti nuk i takon të fusë hundët në zgjedhjen e presidentit të federatës, cilëtdo qofshin kandidaturat. /Pamfleti.com

Denonco
Loading...