Zyrtarë të DEA-s amerikane zbarkojnë në Tiranë për Klement Balilin, nën vëzhgim banesa e Metës, Manjanit dhe e drejtorit të rrugëve Ylli Spahiu

balili1Ditët e fundit në Shqipëri kanë ardhur zyrtarë të agjencisë amerikane kundër drogës, DEA. Lajmin e bën të ditur gazeta greke “Kathimerini”, në një artikull kushtuar trafikut të drogës midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe akuzave ndaj Klement Balilit.

Ndërkohë që burimet të organeve ligjzbatuese bëjnë me dije se segmente të caktuara të këtyre organeve të lidhura dhe që bahskëpunojnë me DEA-n amerikane të antidrogës, kanë vënë nën një vëshgim në distancë dhe banesën e kreut të LSI njëherësh të Kuvendit Ilir Meta në Tiranë por dhe në Lalëz, banesën e Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani si dhe banesën e kreut të Shërbimit të Transportit Rrugor të Shqipërisë Ylli Spahiu, si një destinacion i mundshëm i akomodimit të Klemend Balilit, të cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”. I cili vetëm dy ditë më parë dha një intervistë për të përditshmet greke, duke akuzuar policinë greke dhe ish-kryeministrin Berisha se kanë fabrikuar faktet kundër tij, për shkak që sipas këtyre gazetave referuar deklaratave të Balilit, nipi i tij ishte zyrtar i lartë i partisë në qeverisje, dhe goditej për të goditur kryeministrin Edi Rama. Pavarësisht se Klemend Balili ishte drejtor i shërbimit rrugor në Sarandë si përfaqësues i LSI, ndërsa nipi i tij kryetar bashkie në Delvinë si përfaqësues po I LSI.

Ndërkohë që gazeta “Kathimerini” e nis artikullin e saj me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme droge prej 1 ton e 669 kg hashash në Afidnes më 20 tetor, si dhe me sekuestrimin e 669 kilogram hashash pak ditë më vonë në aksin rrugor Lamia-Athinë. Droga me vlerë 7 milionë euro, sipas gazetës kishte për qëllim trafikimin në drejtim të vendeve të Evropës Veriore, ndërsa ishte transportuar me kamionë frigoriferë.

Sipas artikullit një 46 vjeçar konsiderohet si “truri” kryesor i trafikut të hashashit nga Shqipëria për në Evropën Qendrore nëpërmjet një kompanie transporti. Për të gjitha këto, gazeta shkruan se i dyshuar është Balili, i cili nuk ka pranuar gjatë një interviste të ketë lidhje me rastin. Një rol kyç në hetime sipas burimeve policore për “Kathimerini”, është sekuestrimi i 23 kg kokainë në Britani të Madhe në prill të vitit të shkuar në një kamion të nisur nga Greqia.

Në dokumentet e dosjes hetimore, thuhet se rrjeti vepron në nivel evropian. Sipas gazetës, arrestimet e 20 tetorit në Afidnes kanë të bëjnë me një hetim të fshehtë i koduar “Anabasis”, përcaktim i cili fillon në vitin 2015.

Kreu i divizionit të narkotikëve Konstantin Panagiotopoulos, thotë se “objekt i hetimeve janë informacionet për organizimin e transportit të kanabisit dhe kokainës me kamion për transport ndërkombëtar të regjistruar në Bullgari dhe Austri”. Në të njëjtin dokument thuhet se ata kishin krijuar shoqëri virtuale të transportit në Bullgari, Greqi, Austri dhe Holandë, përmes së cilës sigurohet kalimi i drogës.

Pjesë e parë e hetimit ka përfunduar me arrestimet në maj të këtij viti në Zakynthos, ku në pranga përfunduan grekë dhe shqiptarë duke transportuar 650 kg hashash nga Shqipëria për në Norvegji, nëpërmjet Greqisë. Lënda narkotike ishte brenda një kamioni me portokallë, teksa “truri” i transportit të ngarkesës sipas gazetës ishte një 50 vjeçar grek, një shqiptar i quajtur Dhimitër P (Pota), banues në Belgjikë dhe i arrestuar, pronar i kompanisë së transportit në zonën e Zaventem të Brukselit si dhe shqiptari Klement B (Balili), 46 vjeç, i vendosur në Sarandë të Shqipërisë.

Gazeta shkruan se ndaj Balilit është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe ai qëndron i fshehur në Shqipëri./Pamfleti.com